LAJMI I FUNDIT:

Alimi tregon më shumë rreth mos votimit të Shaqirit për marrjen e mandatit të Veljanoskit (Foto)

Alimi tregon më shumë rreth mos votimit të Shaqirit për marrjen e mandatit të Veljanoskit (Foto)

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ejup Alimi nëpërmjet “Facebook” pyet pse u ndërpre para kohe puna e komisionit kuvendar për marrjen e imunitetit të Trajko Veljanoskit.

Alimi sqaron se mbrëmë rreth orës 19:00, pas qëndrimit dy ditor në punimet e komisionit mbi kërkesën e gjykatës për heqjen e imunitetit të deputetit Veljanoski, deputetit Agim Shaqiri, iu përkeqësua gjendja shëndetësore dhe përfundoi në qendrën klinike të Shkupit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai shton se rreth orës 21:00 kanë kërkuar zëvendësimin e Shaqirit.


Shpëton Veljanoski, nuk i merret imuniteti
Lexo po ashtu Shpëton Veljanoski, nuk i merret imuniteti

“Dërguam vozitës që ta merr zëvendës anëtarin dhe ta sjell për votim, por rreth orës 21:30, komisioni ndërpreu punën dhe e vuri në votim vendimin pa pritur ardhjen e deputetes tonë, e cila do të arrinte diku rreth orës 22:00 ose 22:30, ndërsa afat kohor për ta përfunduar seancën kishte gjer në mesnatë”, thotë Alimi.

Ndërkaq, votimi i djeshëm ishte me 4 vota “për” dhe 4 “kundër” që i mundësoi Veljanoskit ta ketë ende imunitetin e deputetit. Veljanoski bashkërisht me Mile Janakieskin dhe Spiro Ristovskin dyshohen për ngjarjet e dhunshme në Kuvend më 27 prill të vitit 2017./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Politikë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
Kalo në kategori