LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Ne nuk jemi sehirxhi e të ngrohemi në zjarrin e krizës politike, ishim e vetmja palë që komunikonim me të gjithë (Video)

Ahmeti: Ne nuk jemi sehirxhi e të ngrohemi në zjarrin e krizës politike, ishim e vetmja palë që komunikonim me të gjithë (Video)

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dje ka komentuar gjendjen e Maqedonisë dhe krizën politike në Maqedoni që e çoi vendin deri në zgjedhje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Gjërat duhet thënë ashtu si janë dhe shihen me popullin nuk duhet pasur dyfytyrësi e hipokrizi, do doja që të bëjmë një bisedë shumë të hapur me ju këtu pa pretenduar se kemi kryer të gjithë punët dhe obligimet që kanë dalë nga platformat. Në zhvillimet e fundit në vend që jemi ballafaquar me krizë të thellë politike me përplasje të fuqishme dhe BDI u vendos në një situatë se a do përveshë krahët që të punojë për zgjidhjen e problemeve dhe futjen në binar të situatave drejt zgjidhjeve a duhet të jemi sehirxhi e të ngrohemi në zjarrin që është ndezur. Duhej të kontribuonim dhe punojmë me miqtë ndërkombëtarë që na kanë ndihmuar dhe janë pjesë e zhvillimit të proceseve duke investuar shumë në kuadro dhe ngritje të institucioneve përfshirë nga ato komunale deri në ligjvënëse” tha mes tjerash Ali Ahmeti./Telegrafi/