LAJMI I FUNDIT:

Algoritmi i ka mundur për herë të parë në poker lojtarët më të mirë në Texas Hold’em

Algoritmi i ka mundur për herë të parë në poker lojtarët më të mirë në Texas Hold’em

Lojëtarët më të mirë në Texas Hold’em, janë mundur në poker nga algoritmi Pluribus.

Ky algoritëm i zhvilluar nga Facebook dhe Carneige Mellon University, e ka mësuar vet mënyrën, se si duhet luajtur, që të fitojë, transmeton Telegrafi.


Megjithëse nuk ka shembuj apo udhëzime për strategji, më herët e kishte të pamundur të fitonte, sepse pokeri i mbanë gjërat e fshehura.

Por, Pluribus ia del të fitojë, sepse vlerëson opsionet e lojëtarëve që i bëjnë gjatë lojës, shprehitë e tyre deri në përfundim. Në të njëjtën kohë, shfrytëzon edhe algoritmin e të luajturit vet me shpejtësi, për lojëra ku informatat janë të fshehta.

Zhvillimi i këtij algoritmi, nuk është bërë vetëm për të fituar në poker, pasi Pluribus do të shfrytëzon edhe për sfida tjera në sigurinë kibernetike, si dhe përmbajtjen jo të mirë. /Telegrafi/