LAJMI I FUNDIT:

Alfa Romeo Tonale SUV do të hyjë në prodhim gjatë vitit që vjen (Foto)

Alfa Romeo Tonale SUV do të hyjë në prodhim gjatë vitit që vjen (Foto)

Ka shumë gjëra, që ende nuk i dimë për këtë veturë

Tregu është i mbushur me SUV nga të gjitha llojet, megjithatë, prodhuesit nuk ndalojnë së sjelli të reja, sepse kërkesa për to po shkon duke u shtuar, transmeton Telegrafi.


Audi Q3, BMW X1, BMW X2, Cadillac XT4, Infiniti QX30, Jaguar E-Pace, Lexus UX, Mercedes GLA, dhe Volvo XC40 janë të gjitha të kompletuara.

Megjithëse këtij ahengu, Alfa Romeo i është bashkëngjitur pak vonë, Tonale SUV që u shfaq në Geneva Motor Show, mahniti me paraqitjen.

“Synimi ynë është që ta sjellim të prodhuar, ashtu siç edhe u shfaq si koncept. Gjithçka është gati, që të hyjë në prodhim gjatë vitit që vjen” kanë thënë një zyrtar i prodhuesit italian. Duke pasur parasysh se do të hyjë në prodhim në fund të vitit, pritet që të lansohet në treg më 2021.

Këto janë të dhënat e vetme që u bënë të ditura për Alfa Romeo Tonale, që në panair ka treguar vetëm se si duket. /Telegrafi/