LAJMI I FUNDIT:

Alfa Romeo 8C do të ketë më shumë fuqi se sa Ferrari 812 Superfast (Foto)

Alfa Romeo 8C do të ketë më shumë fuqi se sa Ferrari 812 Superfast (Foto)

Detaje të reja për hibridin e ri italian Alfa Romeo, që do të jetë më i shpejtë se bashkëvendasi nga Ferrari

Lutjet e entuziastët janë dëgjuar nga Alfa Romeo, që ka vendosur ta sjellë modelin 8C, por jo si ishte më parë, transmeton Telegrafi.

Gjëja kryesore që bie në sy, është se motori do të jetë hibrid dhe i vendosur në pjesën e mesme të strukturës, ndërsa do të ketë trup shumë më të lehtë.

Motori i fuqishëm, i kombinuar me atë elektrik, pritet të prodhojë së bashku 700 kuajfuqi. Kjo do të mjaftojë, që shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë, t’i zë për më pak se tre sekonda.

Megjithëse Alfa Romeo nuk ka folur shumë për këtë model, magazina britanike CAR ka dhënë disa detaje. Sistemi i elektrifikuar që do ta ketë 8C pritet t’i japë shumë fuqi, ndërsa do të ketë aftësi të manovrojë me shumë shkathtësi, ndërsa nuk do të arrijë në më se 1,000 njësi.

Bazuar në të dhënat për Alfa Romeo 8C, pritet të jetë shumë më i avancuar dhe rival i fuqishëm për Ferrari 812 Superfast. Entuziastët e Alfa Romeos  duhet të jenë më të gëzuar se kurrë më parë, që janë ndjekës të këtij prodhuesi. /Telegrafi/