LAJMI I FUNDIT:

Alergjia ndaj kontrastit mund të rrezikojë jetën: Këta pacientë mund të kenë probleme me rastin e fotografimit në rëntgen, skaner apo në rezonancë magnetike

Alergjia ndaj kontrastit mund të rrezikojë jetën: Këta pacientë mund të kenë probleme me rastin e fotografimit në rëntgen, skaner apo në rezonancë magnetike

Nëse jeni astmatik, vuan nga zemra dhe enët e gjakut, keni shëndet të rrënuar të veshkave, ndërsa, me gjithë këto probleme, vuani edhe nga alergjia, është shumë e sigurt që, me rastin e fotografimit në rëntgen, skaner apo në rezonancë magnetike, do të reagoni ndaj aplikimit të mjetit kontrast me jodin

Ky kimikat, i cili injektohet në qarkullim gjaku për shkak të fotografimit, kryesisht shkakton reagime të buta alergjike, mirëpo ka mundësi që të çojë organizmin në kolaps total, transmeton Telegrafi.


– Ndjeshmëria e madhe apo alergjia ndaj kontrastit të jodit mund të shfaqet si reagim i hershëm gjatë orës së parë pas injektimit apo më vonë, në interval prej një ore deri në 24 orë pas aplikimit të tij.

Në praktikën klinike më së shpeshti ndodhin reagime të hershme, nga të cilat më shumë se 70 për qind manifestohen në intervalin nga gjithsej pesë minuta.

Kur ekziston alergjia ndaj mjetit kontrast, ajo kryesisht është e butë:

– Është dukuri karakteristike e kruarjes, skuqjes, ndjenjës së nxehtësisë dhe të vjellave. Kjo ndodh te vetëm tetë për qind e pacientëve.

Nëse reagimi është paksa më i fortë, vjen deri te ënjtja e indeve të buta të fytyrës, ezofagut dhe frymëmarrja e vështirësuar, skuqja dhe kruarja e trupit.

Në rast të alergjisë së rëndë ndaj injektimi të ndonjë mjeti kontrast, edhe jeta mund të jetë e rrezikuar.

– Vetëm te 0,2 për qind e popullatës shfaqen manifestime të rënda shqetësuese në formë aritmie, rënie të presionit arterial me humbje të befasishme të vetëdijes, që mund të përfundojnë me shok anafilaktik.

Prandaj, pacientëve te të cilët dyshohet në çfarëdo shkalle reagimi, para fotografimit, i jepen ilaçe të cilat do të duhej të pengonin ndjeshmërinë e tepërt. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori