LAJMI I FUNDIT:

Aleksitimia – Si duket jeta pa emocione?

Aleksitimia – Si duket jeta pa emocione?

Disa njerëz nuk mund të ndiejnë as gëzimin, as hidhërimin por as dashurinë

Aleksitimia është një term i gjerë për të përshkruar problemet me ndjenjat e emocioneve. Në fakt, ky term grek i përdorur në teoritë psikodinamike frojdiane përkthehet në “pa fjalë për emocionet”. Ndonëse gjendja nuk është e njohur, vlerësohet se 1 në 10 njerëz e ka atë.

Njerëzit që kanë aleksitimi mund ta përshkruajnë veten e tyre si njerëz me vështirësi në shprehjen e emocioneve, siç është lumturia në një rast të gëzueshëm. Për më tepër, të tjerët mund të kenë probleme në identifikimin e emocioneve të tyre.

Shkaqet

Aleksitimia nuk kuptohet mirë. Ekziston një mundësi që mund të jetë gjenetike. Gjendja mund të jetë gjithashtu rezultat i dëmtimit të trurit në një zonë e cila njihet për rolin e saj në aftësitë shoqërore, ndjeshmërinë dhe emocionet.

Lidhja me autizmin: Simptomat e çrregullimit të spektrit të autizmit janë të gjera, por ka ende disa stereotipe që lidhen me këtë gjendje. Një stereotip i madh është mungesa e ndjeshmërisë, diçka që kryesisht është hedhur poshtë.

Disa hulumtime tregojnë se gjysma e personave me autizëm gjithashtu përjetojnë aleksitimi. Me fjalë të tjera, është aleksitimia që shkakton mungesën e ndjeshmërisë, dhe jo vetë autizmi.

Emocionet dhe depresioni: Është gjithashtu e mundur që njerëzit të përjetojnë aleksitimi kur përballen me depresion.

Trauma të mundshme: Për më tepër, kjo gjendje është vërejtur tek njerëzit që kanë përjetuar trauma, veçanërisht gjatë fëmijërisë së hershme.

Trauma dhe neglizhenca në këtë fazë mund të shkaktojnë ndryshime në tru që mund ta bëjnë të vështirë ndjenjën dhe identifikimin e emocioneve më vonë në jetë.

Kushte të tjera shoqëruese:

∙ sëmundja e Alzheimerit
∙ epilepsia
∙ sëmundja e Huntingtonit
∙ sklerozë
∙ sëmundja e Parkinsonit
∙ goditje në tru
∙ dëmtim i trurit

Simptomat

Si një gjendje e shënuar nga mungesa e ndjenjave, mund të jetë e vështirë të njohësh simptomat e aleksitimisë, shkruan Anabel.

Meqenëse kjo gjendje shoqërohet me një paaftësi për të shprehur ndjenjat, një person i prekur mund të duket se nuk përjeton asgjë. Sidoqoftë, një person me këtë gjendje mund të përjetojë:

∙ zemërim
∙ konfuzion
∙ vështirësi për të “lexuar fytyrat” e njerëzve
∙ zbrazëti
∙ rrahje të shpeshta të zemrës
∙ mungesë dashurie
∙ panik

Trajtimet

Deri më sot, nuk ka një trajtim të vetëm individual për aleksitiminë. Këshillohet:

∙ terapia njohëse e sjelljes
∙ terapi në grup
∙ psikoterapi

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori