LAJMI I FUNDIT:

Aleksandar Vuçiq, Jovica Stanishiq dhe Franko Simatoviq – dëshmitarët kyç në rastin e masakrës së të rinjve serbë në kafiterinë ‘Panda’ në Pejë

Aleksandar Vuçiq, Jovica Stanishiq dhe Franko Simatoviq – dëshmitarët kyç në rastin e masakrës së të rinjve serbë në kafiterinë ‘Panda’ në Pejë

Pas një çerek shekulli nga masakra në kafiterinë “Panda” në Pejë, përfaqësuesit e prindërve të të rinjve të vrarë serbë e kanë reduktuar në “tre” listën e dëshmitarëve të kërkuar.

Bëhet fjalë për presidentin serb Aleksandar Vuçiq, ish-shefin e Shërbimit të Sigurimit Shtetëror (SDB), Jovica Stanishiq dhe Franko Simatoviq Frenki, po ashtu zyrtar i lartë i SDB-së.


Këta dy të fundit janë të dënuar të Hagës për krime në Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë, megjithëse Simatoviq u lirua nga paraburgimi në fund të javës së kaluar dhe u kthye në Beograd për shkak të gjendjes së tij të rëndë shëndetësore.

Vuçiq, i cili në kohën e masakrës ishte ministër i Informimit në Qeverinë e atëhershme të “Bashkimit Kombëtar” të Mirko Marjanoviqit në kohën e regjimit të Sllobodan Millosheviqi, e propozoi veten si dëshmitar duke u mburrur në media për njohuritë e tij “tronditëse” për rastin.

Stanishiq dhe Simatoviq dyshohet se përmenden jo-zyrtarisht në pothuajse të gjitha variantet që fshihen pas paraqitjeve mediatike të figurave të caktuara politike dhe publike për rastin “Panda” dhe që në fund të fundit janë të lidhura me Vuçiqin.

Prokuroria për Krime pritet ta merr në pyetje Aleksandar Vuçiqin për rastin e masakrës së të rinjve serbë në kafiterinë 'Panda' në Pejë
Lexo po ashtu Prokuroria për Krime pritet ta merr në pyetje Aleksandar Vuçiqin për rastin e masakrës së të rinjve serbë në kafiterinë 'Panda' në Pejë

Disa prej tyre janë në mesin e 39 dëshmitarëve të dëgjuar në Prokurorinë Publike për Krimin e Organizuar në Beograd, e cila nisi hetimet për masakrën “Panda” në vitin 2015.

Në qarqet partiake spekulohet se në mesin e “të brendshmëve” vend të rëndësishëm ka pasur edhe kryeministri i vrarë i Serbisë, Zoran Gjingjiq, kinse për shkak të lidhjeve të tij me Stanishiqin.

Në total, 25 vjet pas vrasjes së pesë gjimnazistëve serbë dhe një studenteje, së bashku me plagosjen e 15 fëmijëve të tjerë, Prokuroria për Krime më në fund ka vendosur kur do të merren në pyetje “tre” të fortët.

Ndonëse deklaratat e para të Vuçiqit për masakrën në “Panda” i paraprinë nisjes së hetimeve, ai nuk ishte interesant si dëshmitar nga Prokuroria për Krime. Kërkesën që ai të merret në pyetje më 10 gusht është paraqitur nga avokati i prindërve të të rinjve të vrarë, duke iu referuar deklaratave të tij nga viti 2013 deri në vitin 2018.

Rasti "Panda", ish i burgosuri Kollçaku rrëfen përjetimet mizore në burgjet serbe: Kam nisur t'i vuajë pasojat, edhe pas 23 vjetësh nuk kam mbështetje institucionale
Lexo po ashtu Rasti "Panda", ish i burgosuri Kollçaku rrëfen përjetimet mizore në burgjet serbe: Kam nisur t'i vuajë pasojat, edhe pas 23 vjetësh nuk kam mbështetje institucionale

Për shkak të peshës së aludimeve të Vuçiqit se pas masakrës gjoja qëndrojnë shërbimet serbe të sigurisë dhe jo pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), siç besohet gjerësisht prej një çerek shekulli, familjarët e fëmijëve të vrarë kërkojnë që Vuçiq t’i merr përsipër këto pretendime.

Këtë e ka premtuar publikisht që në fillim të vitit 2023, por Vuçiq i shmanget çdo takimi me familjarët e të vrarëve.

25 vite më parë, më 14 dhjetor 1998, rreth orës 20:00, dy sulmues të maskuar hapën zjarr me automatikë ndaj mysafirëve të kafiterinë “Panda”, shumica e të cilëve ishin nxënës të shkollave të mesme nga Peja. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori