Charlie Kirk, themeluesi i organizatës konservatore të aktivistëve të të rinjve “Turning Point USA”, u qëllua gjatë një ngjarje në Universitetin Utah Valley të mërkurën, sipas burimeve të zbatimit të ligjit.

Sipas të dhënave të mediave të huaja, përcjell Telegrafi, nuk ka asnjë të dyshuar në paraburgim për të shtënat me armë zjarri, tha një burim i zbatimit të ligjit për CNN, pavarësisht se shkolla tha më parë se policia kishte dikë në paraburgim..


Siç thuhet më tej, një e shtënë e vetme u qëllua në kampus drejt një folësi vizitor.

Agjentët e FBI-së dhe ATF-së janë në vendngjarje, sipas Prokurores së Përgjithshme Pam Bondi.

Presidenti Donald Trump postoi në mediat sociale: "Ne të gjithë duhet të lutemi për Charlie Kirk, i cili është qëlluar. Një djalë i shkëlqyer. Zoti e bekoftë!".

Drejtori i FBI-së, Kash Patel, tha se agjencia "mbështet plotësisht reagimin dhe hetimin e vazhdueshëm".

Ndërsa senatori i Utah-s, Mike Lee, tha se po "ndjek nga afër situatën në Universitetin Utah Valley".



Guvernatori i Utah-ut, Spencer Cox, tha se po informohet "pas dhunës së drejtuar ndaj Charlie Kirk" gjatë vizitës së aktivistit politik konservator në kampus.

Kirk, 31 vjeç, është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Universiteti ishte ndalesa e parë për organizatën, i cili po udhëton në kampuse të shumta universitare.

Ai thuhet se ka mbi 5 milionë ndjekës në X dhe mbi 7 milionë ndjekës në TikTok. Kirk është një mbështetës i zjarrtë i presidentit Donald Trump. /Telegrafi/