Gjatë javës së ardhshme partitë politike pritet t’i konkretizojnë marrëveshjet për përkrahje në garën e balotazhit, e cila do të mbahet më 19 nëntor të këtij viti.
Përveç marrëveshjeve që do të bëhen publike, në disa raste kandidatët e partive që janë në garë pritet të arrijnë edhe marrëveshje të fshehta për përkrahje nga frika se marrëveshja publike me subjektet e caktuara politike do të mundë t’i dëmtojë në komunat të tjera.
Përveç Prishtinës, garë e fortë do të zhvillohet edhe në Prizren mes kandidatit të PDK-së Shaqir Totajt dhe atij të “Vetëvendosjes” Mytaher Haskukës, shkruan “Zëri”.
Të dy këta kandidatë janë duke zhvilluar takime me partitë që nuk janë pjesë e garës së balotazhit për t’i përkrahur më 19 nëntor.
Ditë më parë Haskuka i “Vetëvendosjes” u takua me kreun e Degës së LDK-së në Prizren Haxhi Avdylin, por që nuk u konfirmua zyrtarisht nëse LDK-ja do ta përkrahë LVV-në në Prizren, ndonëse këto dy subjekte garojnë mes vete edhe në Prishtinë, në Gjilan, etj.
Kandidati i PDK-së në Prizren Shaqir Totaj ka bërë të ditur për “Zërin” se brenda kësaj jave do ta zyrtarizojë marrëveshjen me njërën nga subjektet politike, ndonëse nuk ka dhënë shumë detaje se për cilin subjekt bëhet fjalë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kurti priti Pastorin e Kishës Protestante Ungjillore “Bashkësia e Popullit të Zotit” bisedojnë për Projektligjin për liritë fetare
Deri me tani 313 serbë kanë konvertuar patentë shoferët ilegalë në RKS
PTHP: Masa kujdesi për të dyshuarin e dytë për ryshfet, i cili është anëtar i Këshillit të Prokurorëve
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251