Aleanca për Shqiptarët: Mbështetja financiare për bizneset të përdoret për qëllime saktë të përcaktuara
Kryetarja e Departamentit Ekonomik pranë Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti në konferencë për shtyp tha se “qeveria po harxhon energjinë më tepër për interpretim se sa në përmbajtjen e masave dhe ndihmën që mund t’ju ofrojnë qytetarëve dhe bizneseve”.
“Në këtë drejtim jo vetëm që numri i ndërmarrjeve që fituan të drejtën për mbështetje financiare për pagesë të rrogës në vlerë prej 14 500 denarë ishte vetëm 24% nga numri i përgjithshëm i ndërmarrjeve mikro të vogla dhe të mesme sa ka në vendin tonë, por edhe ata që e fituan mbështetjen, të njëjtën nuk mund ta shfrytëzojnë për qëllimin e destinuar. Kjo për shkak se parat për mbështetje financiare shumë subjekteve afariste iu lëshuan në xhirollogari të cilat nuk i kishin përdorur për kohë të gjatë, me ç'rast iu ishte akumuluar borxh në emër të provizionit bankar. Nga kjo pakujdesi e transferit të mjeteve, sidomos u dëmtuan shumë biznese familjare që në vend që me ato para të bënin pagesën e rrogave ata përfunduan për shlyerje të provizionit bankar”, thotë Iliride Dauti, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sigurisht që parimi i likuditetit, sipas saj, duhet të respektohet, por në këtë kohë kur shumë biznese familjare rrezikojnë ndërprerjen e aktivitetit afarist mendojmë që duhet pasur tolerancë dhe mirëkuptim.
“Duke pasur për bazë pakujdesit e tilla, nga Aleanca për Shqiptarët bëjmë thirrje që tani në prag të aplikimit për të njëjtën masë për muajin maj, e që tani në fillim të qershorit pritet të jenë edhe aplikimet, qeveria të bëj kujdes në detaje të cilat për pasojë kanë largimin e punëtorëve nga puna apo edhe vet mbylljen e shumë bizneseve familjare. Konkretisht kërkojmë që në formularët e aplikimit ndërmarrjet të kenë mundësi të zgjedhin vet se në cilën xhirollogari të tyre t’u transferohen mjetet financiare nga masat e qeverisë”, thotë Dauti.
Në fund ajo tha se partia e saj ka reaguar për aplikimet për muajin prill që të shtyhet afati i aplikimit të ndërmarrjeve dhe DHP pranoi në heshtje këtë propozim.
“I bëjmë thirrje që edhe kësaj here kërkesën tonë ta merr parasysh, me qëllim që mbështetja për bizneset megjithëse jo e mjaftueshme të mund të shfrytëzohet për qëllimet saktë të përcaktuara”, tha mes tjerash Dauti nga ASH./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’
Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit
"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri