LAJMI I FUNDIT:

Aleanca për Shqiptarët: Masa për subvencionimin e të gjithëve, kundërshtuese me Ligjin për tatim personal progresiv

Aleanca për Shqiptarët: Masa për subvencionimin e të gjithëve, kundërshtuese me Ligjin për tatim personal progresiv

Nëpërmjet një njoftimi të partisë opozitare shqiptare, Aleanca për Shqiptarët thuhet se “me masën e re për subvencionimin e “gjithë” punëtorëve në RMV për pagimin e kontributeve për rritjen e rrogës neto deri ne 6000 denarë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut jo që nuk i ndihmon ekonomisë, por e dëmton ngjashëm si qeveria e kaluar”.

“Me “stimulimin” e ri, ekonomia do të fitojë vetëm 11.1% nga tatimi personal, ndërsa mer obligim për të paguar 27,5% për kontribute dhe njëkohësisht bie ndesh me ligjin për tatim personal dhe të hyrave tjera qe u ndryshua vitin e kaluar të shpallur më 01.01.2018 në Gazetën  zyrtare të RMV, nr.190/17, dhe të zbatuar nga 31.12.2018. Kjo masë kundërshton masën paraprake, ku nga tatimi linear u kalua në tatim  progresiv pasi që atëherë u konstatua se nuk mund të paguhet tatim njëjtë si ata me rrogë minimale dhe ata me rrogë mbi 90.000 denarë”, thuhet në njoftimi e Aleancës për Shqiptarët, njofton Telegrafi Maqedoni.

Maqedoni, stimul për paga më të mëdha dhe punëtorë të motivuar – zhvillim ekonomik apo popullizëm
Lexo po ashtu Maqedoni, stimul për paga më të mëdha dhe punëtorë të motivuar – zhvillim ekonomik apo popullizëm

Ata shtrojnë pyetje se si mund të subvencionohen punëtorët nëpër banka dhe ndërmarrje fitimprurëse dhe me fitime milionëshe, njëjtë si të punësuarit në mikro ndërmarrjet në Maqedoni dhe se kjo masë i shërben oligarkëve qeveritar.


“Të dhënat nga e kaluara dëshmojnë se kjo qeveri masat stimuluese ekonomike i bën për përfitime të vetat. Ngjashëm si me Fondin për Inovacione Teknologjike ku 35 milionë euro i shpërndanë ndërmjet vetes me firma fiktive. Është skandal në vete të shkurtohen nga 40 milion euro në tre vitet e  ardhshme, që mjetet për investime kapitale të ridestinohen në rroga. Rritja e standardit ekonomik nuk bëhet duke marr hua nga njëri xhep, për
ti futur në xhepin tjetër”, thuhet në fund të njoftimit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
​Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

​Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Lajme
A do të jetë ​posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

A do të jetë ​posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

Lajme
Kalo në kategori