“Shqiptarët në Maqedoni janë brenga ime më e madhe. Është brengë e madhe. Me shqiptarët në Maqedoni është një shpërputhje e jashtëzakonshme mes përmasës së tyre dhe gjendjes së tyre”, deklaroi Kurti sonte në Opinion.

Ai theksoi se paritë shqiptare në Maqedoni duhet të bashkëpunojnë me njëra tjetrën për ta ndryshuar karakterin e shtetit maqedonas.


“Në Maqedoni nuk kemi ndonjë bashkëpunim të veçantë me asnjë parti shqiptare. Më shumë jemi të interesuar që shqiptarët atje të mos i bëjnë pozitë dhe opozitë njëri tjetrit, po ta ndryshojnë karakterin e shtetit maqedonas”, u shpreh Kurti.