LAJMI I FUNDIT:

Albert Veliu dyshohet se kishte bashkëpunëtor brenda Policisë së Kosovës

Albert Veliu dyshohet se kishte bashkëpunëtor brenda Policisë së Kosovës

Gjatë një bisede telefonike në ishullin Staten Island “Beny Blanko”, apo Albert Veliu bisedoi gjatë për atletet dhe ‘sneakers’, ‘Shaq-sized sneaker’, duke iu referuar basketbollistit të njohur Shaquille O’Neal, kanë thënë autoritetet.

Por Albert “Bennym Blanco from Bronx” Veliu nuk po diskutonte këpucë të markës Adidas, Nike ose New Balance.


Veliu, 34 vjeç, po diskutonte blerjen e 15 pushkë AK-47 (atlete) dhe një raketë anti-tank M80 Zolja (sneaker Shaq-sized), shitjet e të cilave ai i bëri në Evropën Lindore më saktësisht në Kosovë.

Për shitjen e këtyre armëve Veliun e kishte ndihmuar një pjesëtar i policisë së Kosovës.

“Në prill të këtij viti, Veliu kishte kontaktuar me shefin e tij në lidhje me shitjen e armëve të zjarrit në Evropën Lindore. Pas bisedës telefonike Veliu kishte shkuar në Kosovë ku kishte bashkëpunuar me një anëtar të fshehtë të policisë së Kosovës, shkruan silive.com

Armët ishin të destinuar për një rrjet të grupit meksikane të drogës të angazhuara në një “luftë” përgjatë kufirit.

Vliu ishte midis tetë të pandehurve, duke përfshirë edhe dy ish banorë të tjerë të Staten Island të akuzuar për vepra të ndryshme lidhur me operimin e skemave të trafikimit të parave, pastrimit të parave dhe drogës, të cilat përfundimisht rezultuan me shitjen e armëve nga Veliu, transmeton Insajderi.com.

Përveç Albert Veliut të akuzuar të tjerë janë edhe Xhevat Gocaj, Agim Rugova, Ekram Sejdija dhe Alban Veliu.

Po ashtu Veliu së bashku me një tjetër shtetas amerikan i akuzuar për veprën e njëjtë, Christopher Curanovic, bashkëpunëtor i “La Cosa Nostra”, kanë krijuar një skemë të paligjshme të pastrimit të parave, përmes shitjes së drogës.

I arrestuari për krime në New York, shofer i Konsullatës së Kosovës
Lexo po ashtu I arrestuari për krime në New York, shofer i Konsullatës së Kosovës

DEA gjatë procesit të hetimit ka gjetur se katër kosovarët tjerë Xhevat Gocaj, Agim Rugova, Ekram Sejdija, Alban Veliu, i kanë ndihmuar Albert Veliut në pastrimin e parave.

Të pandehurit kanë pastruar afërsisht 800,000 dollarë që dyshohet të jenë nga të ardhurat e shitjes së drogës.

Ministria e Jashtme ia ka shkëputur kontratën të arrestuarit.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Drejtësi
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Politikë
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Jehona Hulaj
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori