Në një artikull autorial në gazetën vjeneze Die Presse, njëri nga ndërmjetësuesit e bisedimeve për zgjidhjen e statusit të Kosovës që u mbajtën në Vjenë, ambasadori austriak Albert Rohan, ka shpjeguar pse pavarësia e Kosovës është rast i veçantë dhe pse rasti i Katalonisë nuk mund të krahasohet me Kosovën.
“Çdo rast duhet të vlerësohet sipas veçantive dhe specifikave që ka dhe tek atëherë mund të gjykohet për të drejtën e secesionit të një vendi. Në rastin e Kosovës bëhet fjalë për një diskriminim fundamental nga ana e një shteti”, shkruan fillimisht në artikullin e tij Albert Rohan, transmeton RTKlive.
“Kosova kishte një status të dyfishtë: Statusin e Krahinës autonome dhe të drejtën e entitetit të përfaqësimit të barabartë në Federatën e Jugosllavisë me Republikat që u ndanë nga ish Jugosllavia”, thekson tutje Rohan.
“Statusi i saj i entitetit të barabartë në Federatën jugosllave, humbi me shpërbërjen e Jugosllavisë, ndërsa statusi i autonomisë u suspendua në vitin 1989 nga Serbia. Si reaksion, në shtator të vitit 1991 popullata shumicë shqiptare realizoi referendumin e pavarësisë me një pjesëmarrje prej 87 për qind të popullatës dhe me një votim pro pavarësisë prej 99 për qind të votuesve në referendum”, sqaron tutje diplomati austriak.
“Pas kësaj vjen deri te shtypja masive ndaj popullatës shumicë shqiptare në Kosovë nga ana e Qeverisë së Beogradit dhe për pasojë, fundi i lëvizjes paqësore dhe fillimi i kryengritjes së armatosur kundër sundimit serb”.
“Kjo shkaktoi në vitin 1998/99 operacionet ushtarake të Serbisë ku për pasojë u dëbuan nga Kosova 800.000 kosovarë. Për t’i dhënë fund këtij dëbimi masiv, komuniteti ndërkombëtar vendosi ndërhyrjen ushtarake ndërkombëtare. Në Kosovë më pas u vendos UNMIK dhe misioni ushtarak KFOR. Më 2006, me iniciativën e Kai Aides nga OKB-ja filluan në Vjenë bisedimet për statusin e ardhshëm të Kosovës dhe si rezultat i propozimit të zgjidhjes nga i ngarkuari i posaçëm i OKB-së, Marti Ahtisari, Kosova më 2008 shpalli pavarësinë. Beogradi kundërshtoi dhe me iniciativën e tij, me këtë çështje u mor edhe Gjykata Ndërkombëtare, e cila vlerësoi se pavarësia e Kosovë nuk ishte në kundërshtim me të Drejtën Ndërkombëtare”, shkruan Rohan, përcjell Rtklive.
“Asnjë prej këtyre zhvillimeve nuk ngjasojnë me situatën në Kataloni, e cila me gjuhë, identitet dhe kulturë i takon historisë së përbashkët të Spanjës. Katalonia ka zhvillim të lartë ekonomik dhe ka një autonomi gjithëpërfshirëse të garantuar me kushtetutë dhe administrate”, ka shkruar në tekstin autorial të botuar në Die Presse, ish-ndërmjetësi ndërkombëtar për statusin e Kosovës, Albert Rohan.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës