Viti 2019, ka qenë një vit për tu mbajtur mend për mesfushorin e Feronikelit, Albert Dabiqaj.

Mesfushori me prejardhje nga Deçani ka dominuar në këtë pozitë në futbollin kosovar, teksa sukseset nuk i munguan duke fituar gjithë trofetë me Feronikelin.


80556689 516880375703153 4688509527220289536 n

Dabiqaj u fut edhe në 11shen e vitit nga Federata e Futbollit kosovar, teksa redaksia e Sportit në portalin më të madh në vend Telegrafi.com e ka zgjedhur si mesfushorin më të mirë të vitit.

Në një intervistë për Telegrafin, Dabiqaj ka folur rreth trofeve ekipor dhe individual, Përfaqësuesen e Kosovës si dhe të ardhmen e tij që e sheh në Evropë.

80319158 466962807219312 2285116905792471040 n

“Dua të ju falënderoj shumë si redaksi e sportit në Telegrafi.com për këtë vlerësim që ma keni bërë. Për mua është një çmim shumë i rëndësishëm pasi është vlerësuar puna ime që kam bërë gjatë një viti”.

“Sa i përket edhe 11shes së vitit jam i nderuar që kam qenë në atë mes dhe kjo është një shpagim i një sezoni të gjatë, të mundimshëm dhe shumë të suksesshëm”, deklaroi Dabiqaj.

81283983 829143914180909 5144745331635781632 n 1

Mesfushori shkatërrues foli edhe për trofetë e fituar me Niklin si dhe objektivat që ka për këtë edicion.

“Ka qenë një vit shumë i suksesshëm me klubin, pasi kemi arritur të fitojmë gjithçka në futbollin kosovar. Edhe në aspektin individual jam shumë i kënaqur me formën si në kampionat ashtu edhe në garat evropiane ku kemi bërë ndeshje të mira”, tha Dabiqaj.

60721877 2545765348768308 5519803574097281024 n

E falë formës së jashtëzakonshme, mesfushori nga Deçani ka marrë ftesë edhe nga përzgjedhësi Bernard Challandes në Përfaqësuesen e Kosovës për ndeshjen miqësore ndaj Suedisë.

69618741 1098219200369819 2341222956933316608 n

“Momentin kur kam dëgjuar se do ftohem, ka qenë një emocion i papërshkrueshëm. Një ëndërr e bërë realitet. Kam ëndërruar gjithmonë për këtë moment dhe ftesa nga Kombëtarja është kulmi i një sezoni të mrekullueshëm”, vazhdoi tutje Dabiqaj.

“Mezi po pres që të zbres në fushë me fanellën e Kosovës, pasi do të jetë një emocion tejet i madh që nuk do ta harrojë kurrë”.

48085557 934240156767725 6480165786265583616 n

23-vjeçari momentalisht është nën kontratë me Feronikelin, mirëpo synon që të ardhmen të luaj në ndonjë kampionat evropian.

“Qëllimi im është që të dali të luaj në ndonjë kampionat evropian, pasi do të më ndihmonte edhe më shumë në karrierë”.

52372899 971089716416102 400639750576275456 n

“Interesime ka pasur gjithmonë, por unë momentalisht jam i fokusuar vetëm tek Feronikeli. Nëse do të luaja në ndonjë kampionat më të fortë, besoj se do të isha pjesë e rregullisht e Kombëtares së Kosovës, pasi dihet se niveli i ligës tonë është larg nga ajo që kërkohet nga Kombëtarja”, përfundoi Dabiqaj. /Telegrafi/

telegrafi sport app