LAJMI I FUNDIT:

Albërie Hadërgjonaj i del në mbrojtje ish-kunatës, Ermiona Lekbello pas përjashtimit nga BBVA: Fitove zemrat e shumë njerëzve

Albërie Hadërgjonaj i del në mbrojtje ish-kunatës, Ermiona Lekbello pas përjashtimit nga BBVA: Fitove zemrat e shumë njerëzve

Ish-missi dhe këngëtarja shqiptare, Ermiona Lekbello, të mërkurën u skualifikua nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Big Brother VIP Albania.

Pak kush mund ta dijë ose e ka në kujtesë, por ka një lidhje mes këngëtares nga Kosova, Albërie Hadërgjonaj dhe bukuroshes nga Durrësi, Ermiona Lekbello.


Telegrafi mëson se ato dikur kanë qenë kunata, pasi Ermiona ka qenë e martuar me vëllain e ish-bashkëshortit të Albëries, sipërmarrësit nga Deçani – Mentor Hadërgjonaj.

Ermiona Lekbello dhe Albërie Hadërgjonaj (Foto: Arkiv)

Fryt i kësaj martese madje është vajza e tyre, e quajtur Elisa.

Ermiona Lekbello rrëfen në BBVA tmerrin e para disa viteve: Ma vodhën veturën me revole në kokë
Lexo po ashtu Ermiona Lekbello rrëfen në BBVA tmerrin e para disa viteve: Ma vodhën veturën me revole në kokë

Albëria në një postim të bërë në rrjetet sociale, i ka dalë në mbrojtje ish-kunatës duke zgjedhur fjalët më të denja për të.

Foto: Albërie Hadërgjonaj/InstaStory

“Njerëzit e vërtetë nuk i duam! O Jona, o bish, o je ti feministë o s’ka njeri në këtë shoqëri sepse të njoh mirë. Ti kurrë nuk ke bërë kompromise me të padrejtën! Fitove zemrat e shumë njerëzve dhe kjo është fitore! Të dua”, ka shkruar mes të tjerash interpretuesja e hitit “Asnjëherë”.

Ermiona përndryshe u skualifikua nga gara e BBVA, për shkak se theu rregullat e ultimatumit që vëllai i madh vendosi ndaj banorëve për thyerjen e vazhdueshme të rregullave të sjelljes në shtëpi. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet bashkëshorti i ish-banores së Big Brother, Françeska Muratit

Zbulohet bashkëshorti i ish-banores së Big Brother, Françeska Muratit

Magazina
Kënga e Luiz Ejllit dhe Getoar Selimit e kopjuar? Melodia dhe skenografia janë krejtësisht të ngjashme me një këngë turke

Kënga e Luiz Ejllit dhe Getoar Selimit e kopjuar? Melodia dhe skenografia janë krejtësisht të ngjashme me një këngë turke

Magazina
“I ka propozuar Kiarës me një tekst timin” - Luiz Ejlli reagon pas deklaratës së Jul Dedës

“I ka propozuar Kiarës me një tekst timin” - Luiz Ejlli reagon pas deklaratës së Jul Dedës

Magazina
Fejohet këngëtarja Engjëllusha Salihu

Fejohet këngëtarja Engjëllusha Salihu

Magazina
I penduar, Meriton Mjekiqi i kërkon falje publike ish-banores së Big Brother VIP Albania

I penduar, Meriton Mjekiqi i kërkon falje publike ish-banores së Big Brother VIP Albania

Magazina
Habit Blero: Intervistën me Afronën e bëra për inat të ish-të dashurës time

Habit Blero: Intervistën me Afronën e bëra për inat të ish-të dashurës time

Magazina
Kalo në kategori