Këngëtarja Albana Billali njihet për mënyrën e saj të veçantë të të kënduarit.

Ajo ka prezantuar së fundmi për publikun projektin e saj më të ri muzikor me titull "So long", që përkthyer në shqip do të thotë "Kaq gjatë".


Kënga është e zhanrit soul dhe jazz, që njëherësh janë edhe ndër zhanret kryesore në të cilët Albana këndon.

allll Foto: Albana/YouTube

Për projektin, Albana ka bashkëpunuar me producentin Hayden Chisholm në HillRiver Studios.

Këngës "So long", ajo ia ka bashkangjitur edhe një klip, i cili është mjaft i thjeshtë dhe i përshtate tematikës së këngës. /Telegrafi/