Mbrëmja e parë e Peja Outdoor Festival 2025 pritet të nisë me një atmosferë të veçantë muzikore në sheshin qendror të qytetit të Pejës.

Të premten, më 13 qershor, me fillim nga ora 20:00, artisti i njohur Alban Skënderaj do të performojë në një koncert të hapur për publikun, si pjesë e programit zyrtar të festivalit.


Koncerti shënon hapjen zyrtare të tri ditëve të mbushura me aktivitete në natyrë, aventura dhe ngjarje kulturore, që do të zhvillohen në kuadër të edicionit të dytë të këtij festivali.

Lokacioni: Sheshi i Qytetit, Pejë
Data dhe ora: 13 qershor 2025, ora 20:00

Organizatorët ftojnë qytetarët dhe vizitorët që të marrin pjesë dhe të nisin këtë ngjarje me energji pozitive, muzikë dhe atmosferë festive./Telegrafi/