LAJMI I FUNDIT:

Alarmon ORCA: Mbi 40 profesorë jomeritorë pritet të marrin kontrata të përhershme

Alarmon ORCA: Mbi 40 profesorë jomeritorë pritet të marrin kontrata të përhershme

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim – ORCA alarmon publikun kosovar për siç thuhet situatën e jashtëzakonshme në Universitetin e Prishtinës, respektivisht për procesin e avancimit të profesorëve.

Sipas një komunikate të kësaj organizate, në mbledhjen e caktuar për datën 31 maj 2017, ditën e mërkurë, Senati ka planifikuar që t’i çojë në proces të avancimit 45 profesorë për t’iu dhënë atyre gradën e fundit dhe të përhershme akademike, atë të profesorit të rregullt.


ORCA thotë se është e shqetësuar me raportet pozitive që janë dhënë për 43 nga 45 kandidatët ndërkohë që ORCA ka hulumtuar punën e tyre shkencore.

“Për 40 kandidatë nuk është dëshmuar se i plotësojnë kriteret e Statutit të UP-së nga neni 175, pika 1.2.1 ku kërkohen të paktën 5 punime shkencore; ose nga pika 1.2.7 e cila kërkon udhëheqje të temave tëmaster dhe doktoratës. Ndërsa, për 3 të tjerë nuk ka evidenca të mjaftueshme se i plotësojnë kriteret e Statutit të UP-së nga neni 175, pika 1.2.7 e cila kërkon udhëheqje të temave të master dhe doktoratës”, thuhet në reagimin e ORCA.

Po sipas ORCA, moszbatimi i kritereve në këtë rast do të prodhojë 43 profesorë të cilët do të kenë kontrata të përhershme dhe ndaj të cilëve nuk do të kërkohet më punë shkencore, që do të thotë se 43 profesorët e graduar pa i përmbushur kriteret nuk do të jenë më subjekt i asnjë shqyrtimi profesional, akademik dhe etik.

Kjo situatë, thuhet më tej, e çon Universitetin e Prishtinës dhe kualitetin e arsimit brenda tij drejt një shkatërrimi sistematik i cili do të prodhojë një katastrofë arsimore, profesionale e akademike në vend.

“Rikujtojmë se Universiteti i Prishtinës është bartësi kryesor i arsimit të lartë në Kosovë dhe se e ardhmja shkencore dhe profesionale e vendit varet nga ky universitet”.

Me këtë rast, ORCA i bën thirrje Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë që përmes mekanizmave të saj ligjor të sigurohet që ligjet e vendit dhe Statuti i UP-së i miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës të zbatohen në përpikmëri.

“ORCA thërret shoqërinë civile dhe organizatat studentore për mobilizim dhe vigjilencë ashtu që në Universitetin e Prishtinës të mos instalohen njerëz jokompetentë në pamundësi për t’i kontestuar më. ORCA do t’i shfrytëzojë të gjithë mekanizmat ligjor dhe institucional përpara marrjes së veprimeve të tjera demokratike për parandalimin e dukurive të tilla negative”, thuhet në fund të komunikatës së ORCA. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta

Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta "transformojë" dialogun

Lajme
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Lajme
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Politikë
Kalo në kategori