Një pajisje e dyshuar për një granatë dore e Luftës së Dytë Botërore e gjetur në një pyll bavarez ishte në të vërtetë një lodër seksi prej gome, ka thënë policia gjermane.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një skuadër bombe u thirr për të hetuar raportet e një granate dore, të gjetur në pyje afër qytetit të Passau.

Të hënën në mbrëmje një femër, derisa po vraponte, kishte hasur në një qese plastike transparente që përmbante disa objekte, përfshirë një që “dukej si një granatë dore”, tha policia.

Por pasi oficerët kishin ekzaminuar me kujdes përmbajtjen e çantës, ata shpejt zbuluan se granata e dorës e dyshuar ishte “vetëm lodër prej gome”.

“Një kërkim në internet konfirmoi dyshimin”, tha policia bavareze në një deklaratë të martën.

“Ka vërtet lodra seksi në formën e granatave të dorës, dhe kjo ishte lloji i gjërave me të cilat ne po merreshim këtu”.

Gjithashtu thuhet se aty u gjet një tub bosh lubrifikanti, dy prezervativë të papërdorur në një kuti dhe një kabëll USB.

Zbulimi i municioneve të harruara ose të fshehura është ende një dukuri e rregullt në Gjermani më shumë se 75 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. /Telegrafi/