LAJMI I FUNDIT:

Alarmante deponia e egër në Dibër

Alarmante deponia e egër në Dibër

Nga deponia, qendra e Dibrës është veç 1 kilometër larg, dhe banorët nuk e fshehin drojën për ajrin e ndotur që po thithin. Disa ankohen se komunës nuk po ia ndien për mjedisin, sepse nuk po e ndal ndotjen, transmeton televizioni 21.

“Është më që të bëjnë ndonjë gjë e ta pastrojnë. Me të vërtetë shumë erë e keqe vjen në Dibër. Është dëm për fëmijët tonë dhe për ne, por askush nuk merr masa”.


“Era vjen, kemi shumë problem. As nuk mund t’i hapim dritaret se jemi te rruga”.

“Për mbeturinat nuk bën puna hiq, e ndotin qytetin. Qyteti i Dibrës ka qenë një ndër qytetet me ajër të pastër që ka pas në Maqedoni, por tash mund të jetë një ndër qytetet më të ndotura”, shprehen banorët e Dibrës.

Aktivisti Dashmir Marku thotë se qytetarët duhet të ngrenë zërin dhe dalin dhe të protestë.

“Ky problem nuk do të zgjidhet shumë shpejtë sepse nuk ekziston asnjë interes, si organeve lokale ashtu edhe atyre qendrore. Deponitë në Maqedoni janë problem. Mirëpo ai i Dibrës është i veçantë pasi që digjen 24 orë, 7 ditë në javë. Dibranët janë në ekspozuar në një tym kancerogjen”, u shpreh ai.

Kryetari i komunës Ruzhdi Lata thotë se zjarri në deponi është nën kontroll, njofton Tv 21.

“Deponia në Dibër është e organizuara dhe më e përcaktuara se sa në gjithë qytetet tjera. Të paktën kemi deponi në një vend. Sistemimi i deponisë kërkon një përkushtim dhe investim më të madh që do të bëhet por nuk është aq dramatike sa njerëzit e paraqesin. Nuk kemi ku t’i dërgojmë ato mbeturina vetëm se aty. Ndonjëherë mund të jetë dora e njeriut por më shumë është hedhja e pakontrolluar”, tha Ruzhdi Lata.

Banorët dhe aktivistët thonë se vet kryetari i komunës kishte premtuar gjatë fushatës zgjedhore se do të punojë për një Dibër të pastër, dhe deponia, siç thotë ata, është pasqyra reale në këtë qytet. /Telegrafi/