LAJMI I FUNDIT:

Al Nassr me ofertë të majme për Busquets që t’i bashkohet Ronaldos në Lindjen e Mesme

Al Nassr me ofertë të majme për Busquets që t’i bashkohet Ronaldos në Lindjen e Mesme
(Foto: Daily Mail/Getty/AFP)

Klubi saudit, Al-Nassr, pritet t’i ofrojë Sergio Busquetsit pagë marramendëse prej 18 milionë eurosh në sezon, për t’iu bashkuar Cristiano Ronaldos në Lindjen e Mesme.

Mesfushorit të Barcelonës i përfundon kontrata në fund të sezonit dhe akoma nuk ka vendosur nëse do ta vazhdojë qëndrimin në Camp Nou apo do të largohet.

Busquets ende nuk ka marrë vendim për të ardhmen e tij te Barcelona
Lexo po ashtu Busquets ende nuk ka marrë vendim për të ardhmen e tij te Barcelona

34-vjeçari ka startuar në 16 prej 18 ndeshjeve të La Ligas këtë sezon, ndërsa është lidhur me Inter Miami në MLS, por klubi i pasur nga Saudi Pro League mund të luajë rol të rëndësishëm.


(Foto: Getty)

Sipas Mundo Deportivo, Al-Nassr planifikon t’i ofrojë spanjollit 18 milionë euro në vit që të luajë për dy sezone. Megjithatë, lojtari dëshiron fillimisht të mësojë se çfarë oferte do t’i bëjë Barcelona para se ta marrë vendimin e tij.

Për shkak të evoluimit të futbollit - Ronaldos i thuhet të luajë edhe pas moshës 40 vjeçare
Lexo po ashtu Për shkak të evoluimit të futbollit - Ronaldos i thuhet të luajë edhe pas moshës 40 vjeçare

Pas nënshkrimit me Ronaldon, klubi saudit dëshiron ta shfrytëzojë momentin për të marrë edhe emra të tjerë të njohur, në mesin et ë cilëve është edhe mesfushori i Chelseat, N’Golo Kante. /Telegrafi/

(Foto: AFP)

Në trend Sport

Më shumë
Skandal pas derbit të Stambollit, Mourinho humbet ndeshjen – kap për hunde trajnerin e Galatasarayt

Skandal pas derbit të Stambollit, Mourinho humbet ndeshjen – kap për hunde trajnerin e Galatasarayt

Ligat tjera
Dyshime se Sociedadi u dëmtua në mënyrë drastike: Gjyqtari

Dyshime se Sociedadi u dëmtua në mënyrë drastike: Gjyqtari "mbylli sytë" ndaj pozicionit jashtë loje të Mbappes që i parapriu golit të Realit

La Liga
Liga Premier del me deklaratë për ndërhyrjen brutale të Tarkowskit në Mac Allister

Liga Premier del me deklaratë për ndërhyrjen brutale të Tarkowskit në Mac Allister

Premier League
Totti acarohet me Cassanon: Vendose Messin te Roma për 25 vjet, e di sa Topa të Artë do t'i fitonte?

Totti acarohet me Cassanon: Vendose Messin te Roma për 25 vjet, e di sa Topa të Artë do t'i fitonte?

Serie A
Osimhen vendos derbin e tensionuar të Stambollit, Feneri mund të mbetet pa trofe me Mourinhon

Osimhen vendos derbin e tensionuar të Stambollit, Feneri mund të mbetet pa trofe me Mourinhon

Ligat tjera
Nuk ka qetësi për legjendën Jens Lehmann, mezi qëndronte në këmbë para policisë gjermane

Nuk ka qetësi për legjendën Jens Lehmann, mezi qëndronte në këmbë para policisë gjermane

Premier League
Kalo në kategori