LAJMI I FUNDIT:

“Al Jazeera”: Qeveria e Shqipërisë i ka lënë në varfëri zonat rurale në veri (Video)

“Al Jazeera”: Qeveria e Shqipërisë i ka lënë në varfëri zonat rurale në veri (Video)

Gazetari i rrjetit mediatik “Al Jazeera”, John Psaropoulos,  i rikthehet reportazheve nga Shqipëria.

Rrjeti mediatik “Al Jazeera” ka paralajmëruar një ditë më parë në një debat të gjatë televiziv, me titull “A do e braktisë Shqipëria demokracinë” se do ketë mbulim intensiv të situatës në Shqipëri.


Këtë herë gazetari ishte në veri të Shqipërisë në fshatrat e Shkodrës në kufi me Malin e Zi, duke theksuar se ato po vuajnë nga neglizhenca e qeverisë.

“30 vjet pas rënies së komunizmit, Shqipëria mbetet një prej vendeve më të varfra në Evropë. Fshatarët në Shkodër, pranë kufirit me Malin e Zi, po përpiqen të mbijetojnë përballë neglizhencës qeveritare. Investimet e huaja nuk po vijnë dhe bizneset shqiptare po largohen për shkak të krimit të organizuar, që ka mbetur i pakontrolluar prej autoriteteve të ligjit”, raporton “Al Jazeera”, përcjell Telegrafi.

Ai interviston Agim Sulejmanin, që ka një fermë në Shkodër dhe punon nga mëngjesi deri në darkë.

Sipas gazetarit, popullsia vendase po bie dhe nuk ka më konsumatorë për të blerë produktet e tij.

“Nëse i dërgojmë domatet në Mal të Zi, na arrestojnë për trafik e kontrabandë dhe na dërgojnë në burg. Nuk na arrestojnë ata në Mal të Zi, por autoritetet tona”, thotë Sulejmani.

Sipas gazetarit, Sulejmani beson se kjo vjen për shkak se Shkodra është një qytet i djathtë dhe qeveria e majtë që është në pushtet prej gjashtë vitesh, nuk do ta ndihmojë.

Në reportazh thuhet se Shkodra është një rajon i varfër në një vend që është mjaftueshëm i varfër, me të ardhura për kokë banori prej vetëm 4500 dollarësh në vit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori