Njeriu për të cilin autoritetet thonë se kaloi 12 orë jashtë fushës së golfit të Donald TrumpIT përpara se Shërbimi Sekret ta dallonte atë me një pushkë në dorë, është deklaruar i pafajshëm për tentaviën për të vrarë ish-presidentin.
Ryan Wesley Routh, 58 vjeç, u shfaq shkurtimisht në gjykatën në West Palm Beach, Florida, disa ditë pasi një juri e madhe dha një padi me pesë pika që rrjedhin nga tentativa e dytë për të vrarë Trumpin që nga korriku.
Bëhet e ditur se Routh është akuzuar për atentat në tentativë ndaj një kandidati presidencial, posedim të armës së zjarrit në mbështetje të një krimi dhune, sulm ndaj një oficeri federal dhe posedim të një arme zjarri me një numër serial të fshirë.
Përpjekja për vrasje më 15 shtator u pengua pasi një pjesëtar i Shërbimit Sekret të Trumpit vuri re tytën gjysmë automatike të pushkës së Routhit duke dalë përmes gardhit të fushës së golfit, përpara vendit ku kandidati republikan në zgjedhjet presidenciale të nëntorit po luante golf.
Agjenti qëlloi në drejtim të Routh, i cili u largua me shpejtësi dhe më vonë u arrestua në një qark fqinj, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.
Më 23 shtator, prokurorët zbuluan se Routh kishte shkruar për qëllimet e tij për të vrarë Trumpin në një shënim të shkruar me dorë muaj para arrestimit të tij në Florida.
Në shënimin, i cili dukej se bazohej në premisën se përpjekja për vrasje do të ishte përfundimisht e pasuksesshme, Routh iu referua veprimeve të tij si një “atentat i dështuar ndaj Donald Trump” dhe ofroi 150,000 dollarë për këdo që mund të “mbaronte punën”.
Ai shënim ishte në një kuti që Routh, me sa duket e kishte lënë në shtëpinë e një dëshmitari të paidentifikuar muaj përpara arrestimit të tij.
Prokurorët thonë se agjentët e FBI-së gjetën dokumente të tjera që përmbanin një listë të shkruar me dorë të datave dhe vendeve në gusht, shtator dhe tetor ku Trump ishte shfaqur ose pritej të ishte i pranishëm.
Agjentët thanë gjithashtu se gjetën gjashtë telefona celularë, një pasaportë, patentën e shoferit dhe 12 palë doreza.
Të dhënat e telefonit për dy nga telefonat celularë të gjetur tregojnë se në ditë dhe kohë të shumta midis 18 gushtit dhe 15 shtatorit, telefoni i tij hynte në kullat celulare të vendosura pranë klubit të golfit Trump International dhe rezidencës së ish-presidentit në Mar-a-Lago.
Ndryshe, nëse shpallet fajtor, Routh përballet me një dënim maksimal me burgim të përjetshëm.
Atentati i 15 shtatorit ishte atentati i dytë i dukshëm ndaj Trumpit që nga 13 korriku, kur ai u plagos në një tubim fushate në Butler, Pensilvani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë “sa më shpejt të jetë e mundur”, beson se ‘kostoja dhe barra’ e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania