LAJMI I FUNDIT:

I akuzuari për mashtrim: Asnjëherë s’kam përdorur emrat apo autoritetin e Kadri Veselit, Xhavit Halitit dhe SHIK-ut

I akuzuari për mashtrim: Asnjëherë s’kam përdorur emrat apo autoritetin e Kadri Veselit, Xhavit Halitit dhe SHIK-ut

Njëri nga dy të akuzuarit për mashtrim, Rrahim Hashimi, ka deklaruar se ai asnjëherë nuk ka keqpërdorur emrin e ish-kryeparlamentarit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ish-nënkryetarit të legjislativit të vendit, Xhavit Haliti, apo të Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK).

Në seancën e së martës, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, i akuzuari Hashimi, ka vazhduar mbrojtjen e tij, në rastin ku bashkë me Kadri Rexhepin akuzohen për veprën penale të mashtrimit.


Në këtë çështje penale, i akuzuar është edhe Ekrem Lika, mirëpo ai gjendet në arrati, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Deklaroj me përgjegjësi te lartë morale e juridike, se me Kadri Veselin dhe Xhavit Halitin nuk njihem personalisht dhe se asnjëherë nuk e kam përdorur apo keqpërdorur emrat e tyre apo autoritetin e tyre në asnjë rrethanë”, ka deklaruar Hashimi, duke u përgjigjur në pyetjen e avokatit,  Asdren Sarmati.

Ai ka thënë se në kohën kur pretendohet të ketë ndodhur rasti, Kadri Veseli nuk ka pasur pozita publike në institucionet shtetërore.

“Gjithashtu dua të shtoj se Kadri Veseli në vitin 2011-2012, nuk ka qenë figure apo personalitet as publik, e as shtetëror dhe as bartës i ndonjë autoriteti. Gjithashtu me përgjegjësi të lartë morale juridike, deklaroj se asnjëherë nuk jam thirr apo përdor apo shpërdor emrin e institucionit SHIK dhe dua të ripërsëris se botërisht është i njohur fakti se SHIK-u ka qenë drejtoria inteligjente e UÇK-së apo derivat i saj”, është përgjigjur Hashimi.

Ai ka thënë se SHIK-u, në vitin 2008 e ka përmbyllur aktivitetin, ndërsa për periudhën për të cilën akuzohet, ia ka shtuar se kjo organizatë nuk ka ekzistuar.

Hashimi ka thënë se për periudhën për të cilën akuzohet nuk kishte pasur arsye t’i përmend emrat e ish-kryeparlamentarit Veseli dhe Xhavit Halitit, pasi kishte qenë vetëm ndërmjetësues për riblerjen e Qendrës Kardiake të Kosovës në mes Ekrem Llukës dhe tani të dëmtuarit, Faton Dalladaku.

“Në periudhën 2010-2011, në asnjë rast të vetëm ku kam qenë prezent me Faton Dalladakun nuk është përmend fare emri i Kadri Veselit e Xhavit Halitit, e lëre më të përdoreshin apo të keqpërdoreshin, as nga unë, as nga dikush tjetër në ato ambiente apo kohë kur kamë qenë prezent. Madje, dua të konstatoj se nuk ka pas as arsye as motiv që të përmendeshin sepse ishte i qartë roli im në ato momente, unë po ndërmjetësoja për riblerjen e QKK-së, ndërmjet Ekrem Llukës dhe Faton Dalladakut. Këtë ndërmjetësim po e bëja me kërkesën e Faton Dalldakut që në atë kohë mendoja se ishte vërtet biznesmen, tani kam tjetër bindje për të. Arsye që nuk ka pas nevojë të përmenden emrat e personaliteteve publike shtetërore, dua të theksoj se 4 muaj para se të më kërkonte të ndërmjetësoja kishte qenë vetë bashkë aksionar me pronar Ekrem Lluka dhe ishte krejtësisht i vetëdijshëm se kush ishte pronar edhe de facto dhe de juro i QKK-së”, ka deklaruar Hashimi.

I akuzuari Hashimi, në mbrojtjen e tij ka deklaruar se për herë të parë emri i Kadri Veselit është përmendur nga i dëmtuari Dalladaku dhe Islam Selimi, gjatë një takimi në një lokal në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.

“Emri i Kadri Vesleit për herë të parë është përmend nga Islam Selimi dhe Faton Dalladaku në pranverën e vitit 2014 kur kanë ardhë në lokalin Mero në Ulpianë, kur të dytë kanë ardhur të armatosur në stil gangster të armatosur, duke më kërcënuar nëse nuk mi jepni 120.000 euro të cilat pretendonin se u kam borxh nga e nesërmja do te duhet tua ktheja katërfishin apo 480.000 euro”, ka deklaruar tutje Hashimi.

Ndërsa, lidhur me Xhavit Halitin ai ka thënë se për herë të parë kishte dëgjuar në vitin 2017, kur ishte intervistuar nga ana e organeve shtetërore.

Më pas, i njëjti ka deklaruar se i dëmtuari Dalladaku, po mundohet që të nxirrte në pah që Kadri Veseli dhe Xhavit Haliti të ishin të akuzuar në këtë çështje penale.

Ai ka mohuar se në vitin 2010-2011, kishte pasur thirrje nga Kadri Veseli apo dikush në emër të tij.

Hashimi ka thënë se me kërkesë të të dëmtuarit Dalladaku, ishte angazhuar në cilësi të ndërmjetësuesit për shitblerjen e QKK-së, duke mohuar se kishte pasur aksione apo të ketë qenë i deleguar nga ndokush.

Ndryshe, gjatë kësaj seance i është tërhequr vërejtja përfaqësueses me autorizim të dëmtuarit Dalladaku, avokates Leonora Dervishaj-Pacolli, nga gjykatësja e rastit Medie Bytyqi.

Pasi e njëjta ka paraqitur vërejtje në mbrojtjen e të akuzuarit Hashimi, se është duke dhënë mbrojtjen në kundërshtim me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale, dhe se e njëjta vërejtje ishte dhënë pa lejen e gjykatës së rastit, Medie Bytyqi.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, më 21 mars 2018, ka ngritur aktakuzë ndaj Rrahim Hashimit dhe Kadri Rexhepit për shkak të veprës penale “Mashtrimi”, në bashkëkryerje, nga neni 335 par.5 lidhur me par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Sipas prokurorisë, në periudhën kohore prej 30 dhjetor 2011, deri më 24 korrik 2012, në Prishtinë, në zyrën e të dëmtuarit Faton Dalladaku, e cila gjendet në rrugën “Perandori Justinian”, në lagjen “Pejton”, të pandehurit Rrahim Hashimi dhe Kadri Rexhepi, së bashku me të pandehurin tjetër Ekrem Lika, i cili për momentin gjendet në arrati, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete ose për tjetrin si dhe për t’i shkaktuar dëm personit tjetër, e kanë vënë në lajthim të dëmtuarin Faton Dalladaku.

Gjithnjë sipas prokurorisë, ata përmes të akuzuarit Kadri Rexhepi, prezantohen rrejshëm para të dëmtuarit dhe atë i akuzuari Rrahim Hashimi, si i afërm i Kadri Veselit dhe Xhavit Halitit, ndërsa i akuzuari Ekrem Lika si dhëndër i Kadri Veselit, ashtu që të tre së bashku kinse me qëllim të ndërmjetësimit për blerjen e Qendrës Kardiake të Kosovës SH.P.K në Prishtinë.

Prokuroria pretendon se ky ndërmjetësim pretendohej të realizohej kinse mes personit të quajtur Ekrem Lluka si shitës dhe Faton Dalladaku si blerës, ashtu që e nxisin të njëjtin të veprojë në dëm të pasurisë së tij, duke i prezantuar draft-kontrata sipas të cilave arrijnë ta bindin se i akuzuari Rrahim Hashimi, është pronar i Qendrës Kardiake të Kosovës, me 20 për qind të aksioneve, ndërsa Ekrem Lluka me 80 për qind, me ç’rast arrijnë të marrin nga i dëmtuari Dalladaku shumën e përgjithshme të të hollave prej 290 mijë e 810 euro, për të cilën shumë edhe i shkaktojnë dëm material.

Me këto veprime, prokuroria i ngarkon të akuzuarit Rrahim Hashimi dhe Kadri Rexhepi se kanë kryer veprën penale “Mashtrimi” në bashkëkryerje, nga neni 335 par.5 lidhur me par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së. /Betimipërdrejtësi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Lajme
Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Lajme
Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Drejtësi

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori