LAJMI I FUNDIT:

I akuzuari për krime në Krushë të Vogël del para gjykatës në Prizren

I akuzuari për krime në Krushë të Vogël del para gjykatës në Prizren

Në Gjykatën Themelore të Prizrenit po mbahet shqyrtimi i dytë kundër të akuzuarit Darko Tasiq për shkak të dy veprave penale të krimeve të luftës në bashkëkryerje, në Krushën e Vogël.

Në gjykimin e sotëm mungoi prokurori i Prokurorisë Speciale, Paul Flynn, i cili me parashtresë është deklaruar lidhur me kërkesën për hedhjen e aktakuzës të mbrojtësit të akuzuarit, avokatit Dejan Vasiq.


Mbrojtësi i të akuzuarit deklaroi se mbetet në tërësi pranë propozimit të parashtruar me shkrim dhe arsyet e dhëna të 28 majit të këtij viti.

Kryetari i trupit gjykues Artan Serjani me vendim të posaçëm do t’i njoftojë palët lidhur me kërkesat e tyre, jashtë shqyrtimit gjyqësor, nëse hyhet në të.

Mbrojtësi i të akuzuarit po ashtu deklaroi se në këtë shqyrtim nuk ka mundur t’i sigurojë të gjitha provat dhe propozimet të cilat do t’i parashtrojë për shkak se në Krushë të Vogël, ngjarjet të cilat kanë ndodhur, sipas tij, janë gjykuar në Hagë dhe se materiali është voluminoz, raporton kallxo.

Ai tha se këto prova do t’i parashtrojë gjatë shqyrtimit gjyqësor.

I akuzuari Darko Tasiq po akuzohet për krime lufte kundër popullatës civile në bashkëkryerje, e paraparë sipas Kodit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë.

Sipas Prokurorisë Speciale, i akuzuari në mes të datave 15-26 mars të vitit 1999, në Krushë të Vogël në cilësinë e tij si pjesëtar i forcave rezervë të Policisë të Republikës Federative të Jugosllavisë apo forcave paraushtarake serbe, në bashkëkryerje me persona tjerë, identiteti i të cilëve nuk është arritur të përcaktohet, mori pjesë në konfiskim të pasurisë, plaçkitje, shkatërrim të paligjshëm dhe të qëllimshëm të pasurisë (djegien e shtëpive) që nuk justifikohej me nevojat ushtarake.

Ai akuzohet edhe se mori automjetet dhe makinerinë bujqësore dhe sende të tjera me vlerë që i përkisnin Kasum Hajdarit dhe fshatarëve të tjerë përreth.

Po ashtu Darko Tasiq po ngarkohet edhe me veprime të tjera si pjesëmarrje në përdhosjen e trupave të pajetë të personave të paidentifikuar, duke i djegur ato dhe duke i hedhur në Lumin Drin.

Sipas prokurorisë, këto veprime përbëjnë vepra penale të plaçkitjes, shkatërrimit të paligjshëm dhe sulm të rëndë dhe mizor ndaj dinjitetit njerëzor.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori