LAJMI I FUNDIT:

I akuzuari në pushime verore, shtyhet për shtator gjykimi ku ai ngarkohet se iu shmang tatimit në vlerë mbi 50 mijë euro

I akuzuari në pushime verore, shtyhet për shtator gjykimi ku ai ngarkohet se iu shmang tatimit në vlerë mbi 50 mijë euro

Hazir Krasniqi, i akuzuar se dëmtoi shtetin me mbi 50 mijë euro, ka qëlluar në pushime verore kur i ka shkuar ftesa për të marrë pjesë seancën gjyqësore e paraparë për të enjten në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega Malishevë.

Agron Krasniqi, avokat mbrojtës i Hazir Krasniqit, ka thënë se klienti i tij nuk e ka pranuar ftesën dhe ndodhet në pushime verore. Avokati thënë se i akuzuari do të marrë pjesë në seancën tjetër e cila u caktua për 14 shtator nga gjyqtari Njazi Morina.


Në aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Gjakovë thuhet se gjatë periudhës 2016, 2017, dhe 2018, i akuzuari Hazir Krasniqi gjatë ushtrimit të veprimtarisë ekonomike, si pronar i subjektit “Jehona shpk”, nuk ka deklaruar grumbullimin që kishte për atë periudhë në kundërshtim me Ligjin Nr.03/L-222, për Administratën Tatimore të Kosovës, njofton betimiperdrejtesi.

Sipas aktakuzës, i akuzuari ka bërë deklarimin duke iu shmangur vlerës reale të qarkullimit për periudhat verifikuese, ashtu që për periudhat 2016, 2017, dhe 2018, nga veprimi i kundërligjshëm, iu ka shmangur tatimit bazë në shumë të përgjithshme prej 51 mijë e 399 euro.

Për këtë, ai po akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i autorizimeve ekonomike” nga neni 290 paragrafi 1, nën paragrafi 1.3, të KPRK-së. Kjo vepër dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë 5 vjet.

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori