LAJMI I FUNDIT:

I akuzuar nga autoritet shqiptare për terrorizëm, dënohet me 15 vite burg shtetasi iranian

I akuzuar nga autoritet shqiptare për terrorizëm, dënohet me 15 vite burg shtetasi iranian

Gjykata e Posaçme në Tiranë ka dënuar me 15 vite burg iranianin Bijan Poladrag, të akuzuar nga Prokuroria e Posaçme SPAK për terrorizëm. Procesi ndaj Poladrag u zhvillua me gjykim të shkurtuar dhe për këtë arsye dënimi i tij ulet në 10 vite.

Polagrad akuzohet për një sërë veprash penale si organizatë terroriste, sulme ndaj sistemit kompjuterik, ndërhyrje në të dhënat kompjuterike të paautorizuara etj.


Ai dyshohet se ka qenë pjesë e anëtarëve të muxhahedinëve dhe banor i kampit në Manëz për një kohë.

Polagrad vepronte si i infiltruar mes muxhahedinëve të strehuar në Shqipëri dhe ndërkohë dyshohet se po planifikonte sulm terrorist. /Telegrafi/