LAJMI I FUNDIT:

Akuzohet për vrasjen e George Floyd, por mund të përfitojë mbi 1 milion dollarë

Akuzohet për vrasjen e George Floyd, por mund të përfitojë mbi 1 milion dollarë

Ish-efektivi i Policisë së Mineapolisit, Derek Chauvin, mund të marrë më shumë se 1 milion dollarë si benefite gjatë viteve të pensionit, edhe nëse dënohet për vrasjen e George Floyd.

Chauvin u bë protagonist i tërbimit të qindra-mijëra protestuesve gjatë muajit të fundit, pasi një video ku shihej teksa mbante këmbën mbi qafën e George Floyd për minuta me radhë nisi të shpërndahej në internet.


Floyd më pas humbi jetën në spital.

Polici u shkarkua menjëherë nga detyra, bashkëshortja i kërkoi divorcin dhe, pas protestave në të gjithë vendin, u akuzua për vrasje.

Tre kolegët e tjerë, që e shoqëronin gjatë incidentit tragjik, u pushuan nga puna dhe ndaj tyre janë ngritur gjithashtu akuza penale.

Por pavarësisht kësaj, Chauvin i plotëson ende kushtet për të marrë një pension të majmë, pjesërisht me paratë e taksapaguesve amerikanë.

Në shumë shtete amerikane, policët ose ish-policët e dënuar për vepra penale nuk përfitojnë pension për kohën që kanë shërbyer, por ky nuk është rasti i shtetit Minesota, raporton TCh.

CNN mori konfirmimin e Shoqatës së Punonjësve të Administratës Publike të shtetit, sipas të cilës, 44-vjeçari Chauvin mund të fillojë të marrë pension sapo të mbushë 50 vjeç.

Bazuar në llogaritjet që CNN ka bërë duke marrë parasysh kontributin e tij ndër vite, pensioni i Chauvin do të ketë një vlerë prej 50 mijë dollarësh në vit, nëse pranon ta tërheqë që kur të mbushë 50 vjeç. S

Shifra mund të jetë edhe më e lartë nëse vendos ta tërheqë kur të mbushë 55 vjeç. Në një periudhë 30-vjeçare, shifra mund të shkojë deri në 1,5 milion dollarë, ose më shumë.

Në trend Botë

Më shumë
Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Evropa
Nëna nga India hodhi të birin 6-vjeçar me aftësi të kufizuara në një lumë të mbushur me krokodil, reptilët e kafshojnë deri në vdekje

Nëna nga India hodhi të birin 6-vjeçar me aftësi të kufizuara në një lumë të mbushur me krokodil, reptilët e kafshojnë deri në vdekje

Azia
“E dua Gazën”, momenti kur tanku izraelit shkatërron mbishkrimin në Rafah

“E dua Gazën”, momenti kur tanku izraelit shkatërron mbishkrimin në Rafah

Azia
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte

Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte "seks të panatyrshëm", gjykatësi: Nuk është krim në martesë

Azia
Pse Izraeli e refuzoi marrëveshjen e fundit të armëpushimit me Hamasin

Pse Izraeli e refuzoi marrëveshjen e fundit të armëpushimit me Hamasin

Azia
Kalo në kategori