LAJMI I FUNDIT:

Akuzat për privatizim të tokës së Spitalit të Tetovës, reagon Sadi Bexheti

Akuzat për privatizim të tokës së Spitalit të Tetovës, reagon Sadi Bexheti

Ish-kryetari i Komunës së Tetovës, Sadi Bexheti, i është përgjigjur akuzave të drejtorit të Spitalit të Tetovës Ilir Demiri, për akuzat për privatizim të parcelës brenda spitalit.

Bexheti tha se akuzat se ai ka privatizuar tokë janë të pavërteta dhe se në kohën e tij ai nuk ka pasur të drejtë të blejë ose të shesë tokë shtetërore, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Kjo çështje nuk ka të bëjë me mua, nuk e di pse më ka përmend rejtori i spitalit. Kjo është populizëm. Janë gjëra procedurale dhe ligjore. Nuk duhet të bëhet propagandë pa nevojë. Do të vijë koha dhe do të shohim nëse jam fajtor ose jo.

Ilir Demiri: Ish-udhëheqësia e Komunës së Tetovës ka privatizuar parcelë të spitalit
Lexo po ashtu Ilir Demiri: Ish-udhëheqësia e Komunës së Tetovës ka privatizuar parcelë të spitalit

“Në kohën time nuk kam pasur të drejtë as të shes as të blej, as të bëjë privatizim. Drejtori nuk i ka të qarta procedurat ligjore, nuk e di se çfarë është privatizimi dhe çka është prona private dhe çka leje ndërtimi. Do të vijë koha kur do të duhet të japim përgjegjësi për fjalët tona”, tha mes tjerash Bexheti.

Ai tha se me shefin e kabinetit të tij në kohën kur ka qenë në krye të komunës, nuk janë marrë me gjëra të tilla.

“Drejtori duhet ta shikojë punën e tij dhe jo të merret me mua”, tha Bexheti.

Privatizimi i tokës në Spitalin e Tetovës, ankesa në polici dhe pengim të punëve – deklarohen nga SPB Tetovë
Lexo po ashtu Privatizimi i tokës në Spitalin e Tetovës, ankesa në polici dhe pengim të punëve – deklarohen nga SPB Tetovë

Ndryshe, sot drejtori i Spitalit të Tetovës akuzoi se ish-udhëheqësia e Komunës së Tetovës ka privatizuar tokë brenda spitalit dhe se nuk i lejohet që ky objekt shëndetësor të ketë qasje në bulevardin “Bllagoja Toska”./Telegrafi/