LAJMI I FUNDIT:

Privatizimi i tokës në Spitalin e Tetovës, ankesa në polici dhe pengim të punëve – deklarohen nga SPB Tetovë

Privatizimi i tokës në Spitalin e Tetovës, ankesa në polici dhe pengim të punëve – deklarohen nga SPB Tetovë

Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës Ilir Demiri, sot ngriti akuza ndaj ish-udhëheqësisë së Komunës së Tetovës për privatësim të disa parcelave në spital. Ai tha se të shtunën personat që kanë privatizuar tokën e spitalit, kanë penguar disa punime në klinikë.

Për këtë rast sot janë deklaruar edhe nga policia, prej ku e kanë konfirmuar incidentin e ditës së shtunë. Nga SPB Tetovë thonë se po merren masa për zbardhjen e rastit.


“Me datë 06.01.2024 në ora 12:15 në SPB-Tetovë, punonjësi përgjegjës në shërbimin teknik në Spitalin klinik-Tetovë N.S (53) nga Sellca e Tetovës ka raportuar ankesë kundër A.H.(49) nga Reçica e Vogël e Tetovës, pasi të njëjtën ditë në ora 11:00 në Spitalin klinik-Tetovë kanë angazhuar punëtorë me eskavator në lidhje me ndërtimin e një muri, ku është shfaq i akuzuari A.H dhe i ka penguar me punën e tyre sepse u kishte thënë se ky vend ishte i tij dhe se kishte dokumentet e duhura për të”.

Ilir Demiri: Ish-udhëheqësia e Komunës së Tetovës ka privatizuar parcelë të spitalit
Lexo po ashtu Ilir Demiri: Ish-udhëheqësia e Komunës së Tetovës ka privatizuar parcelë të spitalit

“Sipas raportit, Spitali klinik i Tetovës ka leje ndërtimi dhe ka kërkuar që personi të paralajmërohet që të mos pengojë punëtorët dhe për çdo mosmarrëveshje të adresohet përmes institucioneve kompetente. Po ashtu me datë 09.01.2024 në ora 15:30 A.H.(49) nga Reçica E Vogël e Tetovës ka raportuar në SPB- Tetovë uzurpim të patundshmërisë nga Spitali klinik Tetovë, i cili me datë 05.01.2024 ka kryer punë ndërtimore në tri parcela kadastrale në rrugën 29-nëntori në Tetovë pronar i së cilës ishte ai, ndërsa një nga parcelat kadastrale në të cilën kryheshin punimet ndërtimore ishte në pronësi të RMV-së”, thonë nga SPB Tetovë.

Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Ilir Demiri, sot tha se “mafia urbane po tenton që të uzurpojë edhe tokë tjera të spitalit”. Ai u bëri thirrje Prokurorisë që të hetojë rastin, ndërsa gazetarët i ftoi që të hulumtojnë se kush janë personat që kanë privatizuar tokën e spitalit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Lajme
Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Elfije Boletini
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Kalo në kategori