LAJMI I FUNDIT:

Akuza për politizim të Gjykatës Kushtetuese, Qorrolli: Deputetët votuan nën presion (Video)

Akuza për politizim të Gjykatës Kushtetuese, Qorrolli: Deputetët votuan nën presion (Video)

Njëri nga tre gjyqtarët e votuar nga Kuvendi i Kosovës, për të qenë pjesë e Gjykatës Kushtetuese, del të jetë përkrahës i Partisë Demokratike të Kosovës.

Safet Hoxha, ka qenë këshilltar Komunal i Partisë Demokratike të Kosovës në Suharekë, si dhe përkrahës i vazhdueshëm i këtij subjekti politik.

Vigan Qorrolli, njëri nga kandidatët për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, tha për RTV Dukagjini se, nëse bëhet dekretimi nga Presidenti Thaçi, do të dëshmohet se kushtetuesja është komplet e politizuar.

“Politika ka favorizuar disa kandidatë, përballë disa të tjerëve, duke mos i lënë deputetët e lirë të votojnë me ndërgjegjen e tyre dhe t’i votojnë njerëzit më të mirë në bazë të CV-së së tyre, ka bërë që Gjykata Kushtetuese të lëndohet më shumë se që është lënduar”.

Ai tha se deputetët kanë qenë të detyruar të votonin pro përkrahësve të partive që janë në qeveri.

“Kam tentuar që të jem një kandidat bipartizan, që t’i bindi të gjitha partitë politike që jam kandidati më i pavarur nga të gjithë të tjerët. Nuk ia kam dalë, sepse deputetët nuk janë lejuar të votojnë lirshëm dhe partitë e pushtetit kanë bërë pazare që t’i votojnë kandidatët e tyre të preferuar”

Edheorganizata “Çohu” ka reaguar kundër përzgjedhjes së njerëzve me të kaluar politike si gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese, gjë që do të bëjë që edhe vendimet e Gjykatës, sipas kësaj organizate, do të jenë të politizuara.

“Ne si organizatë, kemi reaguar për mënyrën e përzgjedhjes së anëtarëve për Gjykatën Kushtetuese, pikërisht sepse njëri nga tre anëtarët e përzgjedhur të Gjykatës Kushtetuese, është me të kaluar politike. Kemi kërkuar nga Presidenti që anëtari i cili ka të kaluar politike të mos dekretohet, sepse njerëz që kanë të kaluar politike mund të vënë në pah paanshmërinë e Gjykatës Kushtetuese për vendime të ndryshme”, deklaroi Arton Demhasaj nga organizata “Çohu”.

Tre kandidatët që presin dekretimin e presidentit janë: Remzije Istrefi-Peci, Nexhmi Rexhepi dhe Safet Hoxha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori