LAJMI I FUNDIT:

Akuza për komplot për udhëheqësit e “Proud Boys”, grupit që sulmoi ndërtesën e senatit në Washington

Akuza për komplot për udhëheqësit e “Proud Boys”, grupit që sulmoi ndërtesën e senatit në Washington

Udhëheqësit e grupit të ekstremit të djathtë “Proud Boys”, dukë përfshirë edhe kryetarin e këtij grupi, Enrique Tarrio, janë ngarkuar me akuzat për komplot dhe planifikim për sulm në kryeqytetin e SHBA-ve me 6 janar të vitit 2021, në mënyrë që ta pengojnë certifikimin e fitores së Joe Biden si President.

Ngarkimi me këto akuza ndaj Tarrio dhe katër udhëheqësve të tjerë të “Proud Boys” nga prokurorët federalë të cilat vijnë pas ngarkimit me akuzat e mëparshme për pengim të procedurave kongresiste, shihet si një zhvillim i madh në hetimin ligjor në lidhje me sulmin ndaj ndërtesës së senatit, përcjell Telegrafi.


Në leximin e aktakuzës me 33 faqe gjatë së hënës në Washington, departamenti i drejtësisë tha se Tarrio dhe të pandehurit tjerë Joseph Biggs, Ethan Nordean, Zachary Rehl dhe Dominic Pezzola për disa muaj kanë përdorur aplikacione për mesazhe të koduara për të ndaluar me forcë certifikimin e fitores së Biden.

Akuzat e reja ndaj udhëheqësve të “Proud Boys” vijnë disa ditë para se seancat dëgjimore të hetimit paraprak të kongresit të fillojnë të shfaqen në televizion, ku pritet që pjesërisht të ekzaminohet edhe fajësia e Donald Trump në lidhje me ngjarjet e 6 janarit të vitit 2021.

Një nga pjesëtarët e grupit, Charles Donoghue, i cili më parë ishte i akuzuar bashkë me Tarrio dhe të pandehurit të tjerë për pengimin e procedurave kongresiste, gjatë prillit e pranoi fajësinë dhe pranoi marrëveshjen për bashkëpunim për ndihmë në hetimin ligjor ndaj grupit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rezultatet paraprake për parlament në Kroaci - Plenkoviq me aleatë kryeson para Milanoviqit

Rezultatet paraprake për parlament në Kroaci - Plenkoviq me aleatë kryeson para Milanoviqit

Kroacia
Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Botë
Frymëzim për filma horror - një i moshuar thirri policinë në mes të natës, kërkoi që ta nxirrnin nga morgu në Holandë

Frymëzim për filma horror - një i moshuar thirri policinë në mes të natës, kërkoi që ta nxirrnin nga morgu në Holandë

Evropa
Braziliania dërgoi një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi - si u kap në momentin e fundit prej punonjësve

Braziliania dërgoi një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi - si u kap në momentin e fundit prej punonjësve

Amerika
Goditja e objekteve bërthamore të Iranit në tavolinë, thotë ish-drejtori i Mossadit

Goditja e objekteve bërthamore të Iranit në tavolinë, thotë ish-drejtori i Mossadit

Azia
Sulmi i Iranit ndaj Izraelit - gjithçka që ndodhi nga dita dramatike deri më sot

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit - gjithçka që ndodhi nga dita dramatike deri më sot

Botë
Kalo në kategori