Ndeshja mes Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich në kuadër të çerekfinales së Kupës së Botës për Klube, që po zhvillohet në “MetLife Stadium”, ka sjellë tensione të mëdha në fund të pjesës së parë, e jo vetëm për rezultatin 0-0.

Gjermanët ishin në kontroll të lojës dhe po kërkonin golin me ngulm, por gjithçka ndryshoi kur ylli i Bayernit, Jamal Musiala, pësoi një dëmtim të rëndë.


Musiala u përplas me portierin Gianluigi Donnarumma, i cili ndërhyri me forcë në zonë për të larguar topin, por përfundoi duke i shkaktuar një frakturë të rëndë në këmbë mesfushorit gjerman.

Lojtari u largua me barelë nga fusha, ndërsa situata në stadium ishte dramatike.

Megjithatë, ajo që ka shkaktuar zemërim të madh në rrjet është reagimi i Donnarummas pas aksidentit.

Sipas shumë përdoruesve në X, portieri italian u pa duke qeshur pak çaste pas ndërhyrjes fatale ndaj Musialas, çka është cilësuar si "i papërshtatshëm dhe joetik" nga tifozët.

Postimet në X janë shpërndarë me shpejtësi, me komente si: "Si mund të qeshësh kur i the theva këmbën një lojtari?" dhe "Donnarumma ka kaluar çdo kufi të sportivitetit."

Për momentin nuk ka pasur reagim zyrtar nga PSG apo vetë lojtari, por polemikat vazhdojnë të rriten, ndërsa gjendja e Musialas pritet të konfirmohet nga mjekët e ekipit në orët në vijim. /Telegrafi/

telegrafi sport app