Akuza dhe kundërakuza mes Ramës dhe Sveçlës në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Prishtinës

Kuvendi i Prishtinës po mban sot (27 nëntor) mbledhje të jashtëzakonshme për bartjen e mjeteve vetjake nga viti 2024 në vitin 2025 dhe miratimin e buxhetit për vitin 2026.
Kryeqyteti po përballet me një krizë të jashtëzakonshme financiare, derisa autoritetet komunale po hedhin akuza mbi Qeverinë në detyrë të drejtuar nga Albin Kurti se nuk u kanë alokuar të paktën mjetet vetanake.
“Kërkoj publikisht që 35 milionë euro, ku 25 (milionë) janë mjete vetanake, dhe 10 milionë grand qeveritar, të cilat nuk kërkojnë procedura në asamble, por që Ministria e Financave t’i alokojë”, tha Rama, raporton Telegrafi.
Shefi i grupit nga LVV në asamblenë e Prishtinës, Gëzim Sveçla, akuzoi Ramën për keqmenaxhim, duke thënë se në atë mbledhje gjenden shkaku i vajtimeve që ka bërë kryetari i kryeqytetit nëpër studio televizive.
“Kjo mbledhja ka mundur të thirret para një muaji, dy apo tre muajve, por Rama e përdori këtë situatë për Zgjedhjet Lokale, ndërsa shefi i tij (i drejtohet Lumir Abdixhikut) do ta përdor në zgjedhjet parlamentare”, ka thënë Sveçla.
Komisioni Qendror Zgjedhor me certifikimin e rezultateve përfundimtare për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, duke hapur rrugë për betimin e kryetarit Përparim Rama në mandatin e dytë, që bëhet 15 ditë nga ky konfirmim.
Po, ashtu, u betuan edhe asamblistët e rinj në Kuvendin Komunal të Prishtinës, ndërsa mbetet një punë e madhe deri në miratimin e buxhetit për vitin 2026, pasi vendi ka shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme që do të mbahen më 28 dhjetor 2025. /Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com
















































