AKU Tiranë bllokon 5 ton djathë dhe 944 kg fileto pule

Drejtoria Rajonale e Agjencisë Kombëtare të Ushqimit në Tiranë ka bllokuar 5 ton djathë të llojit Gouda dhe 944 kilogramë fileto pule.
A2 CNN raporton se masat janë marrë për shkak të mungesës së kundra-etiketave në gjuhën shqipe, duke mos respektuar kërkesat ligjore për etiketimin dhe gjurmueshmërinë e produkteve ushqimore.
Subjekti përgjegjës është penalizuar gjithashtu me një masë administrative gjobe për veprimet në kundërshtim me ligjin.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals















































