Aktori Quinton Aaron, i njohur për rolin e Michael Oher në filmin fitues të Oscarit “The Blind Side” (“Historia e një kampioni”), po lufton për jetën pasi u rrëzua në shtëpinë e tij.

Aktori 41-vjeçar është shtruar në spital në Atlanta dhe ndodhet i lidhur me aparate për shkak të një infeksioni të rëndë të gjakut.


Sipas menaxherit të tij, Aaron po ngjitej shkallëve kur këmbët i janë dobësuar papritur, duke shkaktuar rënien.

Quinton Aaron

Ai ka kaluar tre ditët e fundit në spital, ndërsa mjekët po kryejnë ende analiza për të zbuluar shkakun e saktë të incidentit.

Për të mbuluar shpenzimet e larta mjekësore, është hapur një fushatë GoFundMe, ku theksohet se familja e tij po përballet me barrë të madhe emocionale dhe financiare.

Organizatorët u kanë bërë thirrje njerëzve ta mbështesin aktorin me lutje dhe ndihmë.

Ky incident vjen vetëm disa muaj pasi Aaron kishte humbur rreth 90 kilogramë, ndërsa ai ka pasur edhe më herët probleme serioze shëndetësore, përfshirë shtrime urgjente në spital për infeksione dhe komplikime të frymëmarrjes.

- YouTube www.youtube.com

Quinton u bë i famshëm me rolin e tij në filmin “The Blind Side” (2009), ku luajti përkrah Sandra Bullock, e cila fitoi çmimin 'Oscar' për rolin e saj.

Filmi tregon historinë e vërtetë të futbollistit amerikan Michael Oher dhe rrugëtimin e tij drejt suksesit në NFL. /Telegrafi/