LAJMI I FUNDIT:

Aktorët me ngjyrë të vlerësuar nga AFI

Aktorët me ngjyrë të vlerësuar nga AFI

Projektet kinematografike ku interpretojnë aktorë me ngjyrë, po fitojnë një vëmendje mjaft të madhe kohët e fundit.

Lëvizja Hollywood për njerëzit me ngjyrë, doli në një periudhe mjaft të vështirë politike dhe kulturore, pas protestave të dhunshme që u përhapën në të gjithë botën nga vrasja e afro amerikanit George Floyd.

Për këtë arsye, Instituti Amerikan i Filmit (AFI) ka përzgjedhur 10 filmat më të bukur të realizuar gjatë vitit 2020 ku të pranishëm janë vetëm aktorët që vijnë nga komunitetet të ndryshme. Lista është një nga treguesit e parë se këta filma do të përzgjidhen edhe për çmimet Oscar dhe Golden Globe.

“Da 5 Bloods”, “Ma Rainey’s Black Bottom”, “One Night in Miam”, Judas and the Black Messiah”,

“Minari”, “Soul”, “The Trial of the Chicago 7”, “Nomadland”, “Mank” dhe “Hamilton” janë filmat e vlerësuar.

Çmimet AFI, që jepen nga një juri e kineastëve, kritikëve dhe akademikëve, nderon çdo vit të gjithë ekipet krijuese të  filmave dhe shfaqjeve televizive që i konsideron më përfaqësuese nga ana kulturore dhe artistike. /ABC/