LAJMI I FUNDIT:

Aktivizoher vullkani në Agung të Indonezisë, “alarm i kuq” për linjat ajrore

Aktivizoher vullkani në Agung të Indonezisë, “alarm i kuq” për linjat ajrore

Paralajmërimi për shpërthimin e një vullkani në malin Agung në Bali ishte dhënë prej kohësh, ndërkohë që tani, linjave të transportit ajror u është dhënë “alarmi i kuq”, për shkak të rrezikut që shfaq hiri vullkanik, pas lëshimit të një reje të dendur tymi që arriti deri në 4.000 m lartësi.

Ky është shpërthimi i dytë më i madh nga ishulli-vullkan i Indonezisë brenda kësaj jave, ndaj dhe shumë fluturime janë ndalur, shtyrë ose devijuar.


“Paralajmërimi i kuq” nënkupton se shpërthimi i këtij vullkani është një pritshmëri e pashmangshme tashmë, me re të dendura tymi që mund të dalin nga maja e malit Agung. Autoritetet kanë nisur edhe shpërndarjen e maskave mbrojtëse, pasi vunë re shtëllungën e tymit.

Bali është një destinacion tepër i rëndësishëm turistik, edhe pse vendet më të frekuentuara nga turistët e huaj janë Kuta dhe Seminyak, që ndodhen rreth 70 km larg vullkanit.

Aeroporti kryesor i ishullit për momentin thuhet se po operon normalisht, por gjithsesi disa linja ajrore kanë anuluar fluturimet e tyre. Hiri vullkanik mund të shkaktojë dëmtimin e motorëve të avionëve. Për këtë arsye, aeroporti kryesor ndërkombëtar në ishullin Lombok, në lindje të Balit, është mbyllur tërësisht.

“Turizmi në Bali është ende i sigurtë, me përjashtim të zonës së rrezikshme përreth malit Agung”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Agjencia për Zbutjen e Fatkeqësive në Indonezi. Ajo shtoi se njerëzit brenda rrezes prej 7.5 km përreth zonës së rrezikshmërisë së lartë “duhet të evakuohen menjëherë” por pa ngritur kambanat e alarmit, duke theksuar “në mënyrë të qetë dhe të kujdesshme”.

Rreth 25 mijë persona thuhet të jenë vendosur nëpër strehëza të përkohshme, ndërsa gjatë këtij viti janë larguar rreth 140 mijë njerëz në total.

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori