LAJMI I FUNDIT:

Aktiviteti i cili shpenzon më së shumti kalori, por që nuk do të keni as ndjenjën që po ushtroni

Aktiviteti i cili shpenzon më së shumti kalori, por që nuk do të keni as ndjenjën që po ushtroni

Nëse akoma nuk keni vendosur se cilin aktivitet fizik do të zgjidhni si përgatitje për sezonin e verës, mendoni për Zumban.

Me këtë trening do të argëtoheni dhe shpesh as që do të vëreni që jeni duke humbur numër të madh kalorish, transmeton Telegrafi.


Derisa ju ushtroni, gjithashtu lëvizni çdo muskul në trupin tuaj dhe ndihmoni në shkrirjen më të shpejtë të kalorive.

Nëse Zumban e imagjinoni si orë vallëzimi intensiv, pa pushim, ekspertët kanë llogaritur që femra me peshë mesatare prej 68 kilogramësh në atë periudhë do të shkrijë rreth 600 kalori…

Femrat të cilat kanë rreth 58 kilogramë do të shkrijnë 520 kalori, ndërsa ato të cilat i kanë rreth 77 kilogram do të shkrijnë 620 kalori.

Kjo ndodh kur treningu bëhet me intensitet normal.

Gjëja e parë që dallon në trupin tënd është një zvogëlim në perimetër dhe muskujt mblidhen, sidomos në pjesën e barkut dhe atë anësore.

Zumba ka një lloj vetie të mrekullueshme që jo vetëm të dobëson, por njëkohësisht tonifikohesh, çliron energjinë negative dhe argëtohesh.

Leksionet e zumbas i shijojnë shumë personat, të cilët janë të ngarkuar me punë mbi 8 orë, punë të tipit në zyrë apo stresuese, këto persona në momentin që hynë në sallë janë komplet ndryshe nga jeta e përditshme.

Seancat e rekomanduara janë nga 60 minuta, të cilat nisin me një këngë të lehtë, pastaj vazhdojnë me programin e zumbas së mirëfilltë, e cila alternohet me ngritje dhe ulje të intensitetit të veprimeve dhe muzikës.

Edhe personazhet e njohur janë adhurues të këtij vallëzimi, përfshirë këtu Jennifer Lopez ,Victoria Beckham etj. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Lifestyle
Pesë gjëra që duhet t'u kushtoni vëmendje kur blini një valixhe: Ngjyra është shumë e rëndësishme

Pesë gjëra që duhet t'u kushtoni vëmendje kur blini një valixhe: Ngjyra është shumë e rëndësishme

Si të udhëtosh
Aloe Vera, lule të cilën duhet ta mbani në dhomë për të bërë gjumë më të mirë

Aloe Vera, lule të cilën duhet ta mbani në dhomë për të bërë gjumë më të mirë

Lule
Ëndërrimtari erotik: Zbuloni se çfarë domethënie kanë ëndrrat tuaja seksuale

Ëndërrimtari erotik: Zbuloni se çfarë domethënie kanë ëndrrat tuaja seksuale

Lifestyle
Kalo në kategori