LAJMI I FUNDIT:

Aktivitet në pistë garash për pronarët e Hyundai N (Foto)

Aktivitet në pistë garash për pronarët e Hyundai N (Foto)

Ngjarja zhvillohet, në pistën më të mirë të grave në botë

Që nga viti 2016, Hyundai merr pjesë rregullisht në 24 Hours of Nurburgring që zhvillohet në Gjermani, aktivitet në të cilin, kurrë më parë nuk është menduar se do të jetë i pranishëm edhe ky prodhues korean, transmeton Telegrafi.


Me përgatitjet që ka, Hyundai është shumë i fuqishëm për të gjitha zhvillimet në këtë pistë garash, ku kalon me sukses nëpër të gjitha organizimet. Në aktivitet bëhet pjesë edhe inxhinierët dhe shoferët e kompanisë, ndërsa në këtë edicion janë ftuar edhe 300 pronarë entuziastë makinave Hyundai N, për një eksperiencë komplete.

Pos që do t’i përcjellin garat, ata kanë mundësi që të vozisin nëpër pista me instruktorët profesionist, të bëjnë xhiro me helikopter, si dhe të shohin modelet e reja nga kjo linjë. Madje, 15 prej tyre do të selektohet që të marrin pjesë në N Corso, një gjysmë xhiro që zhvillohet para se të fillojë gra kryesore.

Të gjithë do të kenë qasje në zonat më kryesore, ndërsa Hyundai nuk ka bërë të ditur se si do të zgjidhen pronarët, apo cilat janë kriteret. /Telegrafi/