LAJMI I FUNDIT:

Aktivistët e VV-së të dyshuar për terrorizëm arrijnë në gjykatë, fillon aktgjykimi

Aktivistët e VV-së të dyshuar për terrorizëm arrijnë në gjykatë, fillon aktgjykimi

Aktivistët e lëvizjes Vetëvendosje të akuzuar për terrorizëm kanë arritur në Gjykatë, ku për pak pritet të fillojë seanca në të cilën do të shpallet aktgjykimi ndaj tyre.

Deputeti Frashër Krasniqi, Egzon Haliti, Atdhe Arifi dhe Adea Batusha akuzohen se kanë sulmuar ndërtesën e Kuvendit të Kosovës në gushtin e vitit të kaluar.


Gjykata Themelore do të vendos sot në lidhje me fajësinë apo pafajësinë e të dyshuarve.

Në mesin e të akuzuarve në këtë grup ka qenë edhe tashmë i ndjeri Astrit Dehari,  i cili më 5 nëntor të vitit të kaluar ka vdekur në burgun e Prizrenit në rrethana deri më tani të pasqaruara.