LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë për dy persona, sulmuan zyrtarët policorë

Aktakuzë për dy persona, sulmuan zyrtarët policorë
Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve, P.Gj., dhe L.GJ, për shkak të veprave penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, nga neni 402, paragrafi 4, lidhur me paragrafin 2 dhe 1, dhe nenin 31, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas komunikatës,të pandehurit, P.GJ, dhe L.Gj, akuzohen se me datën 12 tetor të këtij viti, rreth orës 8:20, në fshatin Gllarevë të komunës se Klinës, në bashkëkryerje kanë kanosur dhe sulmuar fizikisht, zyrtarët policor, N.G, dhe H.B, në atë mënyrë, derisa zyrtarët policor ishin nisur drejt vendit të ngjarjes në fshatin e lartcekur, ku kishte ndodhur një aksident trafiku dhe ishin krijuar kolona të gjata të automjeteve, të njëjtit vërejnë një veturë e cila ishte duke tejkaluar në vijën e plotë, të cilën e ngiste i pandehuri L.GJ, e si pasagjerë ishte i pandehuri tjetër P.GJ, ku pasi ndalohen nga zyrtarët policor dhe ju merren dokumentet për shqiptimin e gjobës, dy të pandehurit dalin nga vetura dhe fillojnë t’i sulmojnë fizikisht zyrtarët policor, duke ju shkaktuar të dëmtuarve lëndime të lehta trupore.


Sipas Prokurorisë, me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila ju vihen në barrë.

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori