LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë ndaj tri të pandehurave për sulmin ndaj të moshuarës në Pejë

Aktakuzë ndaj tri të pandehurave për sulmin ndaj të moshuarës në Pejë

Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar të enjten se ka ngritur aktakuzë ndaj tri të pandehurave me inicialet A.P., A.R., dhe R.K., të dyshuara për sulmin ndaj një të moshuare në strehimoren “Orenda” në Pejë.

Sipas aktakuzës, tri të pandehurat në cilësinë e infermiereve në shtëpinë e kujdesit për të moshuar “Orenda”, me dashje dhe në bashkëkryerje  kanë përdorur forcë ndaj të moshuarës, e cila ishte e vendosur në ketë strehimore.

“Në atë mënyrë që pasi të pandehurat planifikojnë ta vënë nën kontroll viktimën e ndjeshme, me kërkesën e të pandehurës A.P., e pandehura R.K., e incizon me telefon, kurse e pandehura A.R., e kap përdore viktimën duke e mbajtur, e pandehura A.P., e godet disa herë me shuplakë viktimën e tri herë me gjunjë në pjesë abdominale,  e të gjitha këto veprime përcjellën me video incizim dhe të qeshura nga tri të pandehurat”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.


Ende nuk ka aktakuzë për Aurona Pelaj, e dyshuar për sulm ndaj të moshuarës në Pejë - avokati Selimaj thotë se ajo mund të jetë në Gjermani
Lexo po ashtu Ende nuk ka aktakuzë për Aurona Pelaj, e dyshuar për sulm ndaj të moshuarës në Pejë - avokati Selimaj thotë se ajo mund të jetë në Gjermani

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurat kanë përmbushur elementet e veprës penale “Sulmi”.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurat të shpallën fajtore dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila ju vihet në barrë.

“Gjithashtu në departamentin e krimeve të rënda në këtë prokurori janë duke u ndërmarrë veprime hetimore për procesin e strehimores për veprat penale nga kapitulli i korrupsionit”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori