LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë ndaj pesë personave për tri vepra të ndryshme penale

Aktakuzë ndaj pesë personave për tri vepra të ndryshme penale

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër pesë të pandehurve, për tre vepra të ndryshme penale nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

“Në kohë të pacaktuar të vitit 2018 e deri më 16.09.2018, në Komunën e Gjakovës, të akuzuarit B.H., D.H., dhe D.H., në bashkëveprim pa autorizim kanë shpërndarë, shitë dhe transportuar substancë narkotike të llojit kokainë dhe të cilët në vazhdimësi kanë blerë dhe janë furnizuar në lokacione të ndryshme në qytetin e Gjakovës. Kështu kanë kryer veprën penale”blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 237 parag.2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.


I pandehuri A. Sh.,në kohë të pacaktuar e deri më datën 16.09.2018, me dashje ka ndihmuar personat tjerë në kryerjen e veprës penale të cekur më lartë, duke mundësuar në vazhdimësi krijimin e kushteve, mënjanimin e pengesave dhe duke i fshehur provat e veprës penale. Me çka i njëjti ka kryer veprën penale “ndihma në kryerjen e veprës penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,  nga neni 273 para 2 të KPRK-së, lidhur me nenin 33 par.1 I KPRK-së”, thuhet në njoftimin për media.

I akuzuari G. Xh., me datë 16.09.2018, pa autorizim ka poseduar substancë narkotike, dhe i njëjti atë e ka blerë nga të pandehurit D.H., dhe D.H., duke kryer kështu veprën penale”posedimi i paautorizuar i narkotikëve, i substancave psikotrope ose analoge nga neni 275 par.1 i KPRK-së.

Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovë, që të pandehurit të dënohen sipas ligjit për veprat penale që iu vihen në barrë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori