LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë ndaj dy personave për vjedhje të profileve të dritareve me vlerë 20 mijë euro në Gjakovë

Aktakuzë ndaj dy personave për vjedhje të profileve të dritareve me vlerë 20 mijë euro në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit Sh.Xh., për veprën penale “Vjedhja e rëndë” ndërsa për të pandehurin V.D., për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”.

Sipas aktakuzës ndër tjera cekët se i pandehuri i parë Sh.Xh., me dt.07.06.2024, në Gjakovë, saktësisht në objektin në afërsi të ngrohtores së qytetit, me qëllim të përvetësimit në mënyrë të kundërligjshme të pasurisë së huaj për vete, ia merre pasurinë e luajtshme të dëmtuarit N.K., në atë mënyrë natën kritike shkon në vendin e lartcekur dhe merr 40 (dyzetë) profile te dritareve të reja të pa montuara të cilat i dëmtuari i kishte blerë atë ditë në vlerë prej 20,000.00 € (njëzet mijë euro), e më pasë largohet nga vendi i ngjarjes dhe të njëjtat i shet tek i pandehuri V.D., me ç’ rast të dëmtuarit i shkaktojnë dëm material në vlerë 20,000.00 € (njëzet mijë euro).

“Me këto veprime i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë” nga neni 315 paragraf.2 nën par.2.1 të KPRK-së”, ka njoftuar Porkuroria.


Po ashtu në pikën e dytë të dispozitivit të aktakuzës ndër tjera cekët se i pandehuri i dytë V.D., me datë 07.06.2024, në Gjakovë, konkretisht në hekurishten e tij, blen nga i pandehuri profilet e dritareve të aluminit, për te cilat ka mundur ta dije se janë të vjedhura, në shumen e të hollave prej 120 euro, shumë kjo dukshëm jo proporcionale në treg e për të cilin fakt dhe këto rrethana e nga çmimi i ulet i blerjes, i pandehuri, ka mundur të dije se janë përfituar me kryerjen e veprës penale të vjedhjes, me ç’ rast përfiton materialisht për vete dhe duke e fshehur sendin njëkohësisht i shkakton dëm material të dëmtuarit N.K.

“Me këto veprime i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale” nga neni 333 par.3 lidhur me par 2 të KPRK-së.
Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat iu vihen në barrë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

Siguri
Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija

Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija

Shëndetësi
Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë

Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë

Politikë
Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë

Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë

Siguri
Maqedonci takon Ndihmës-Sekretarin e Mbrojtjes për NATO dhe Evropë: Nga Kosova në Amerikë, nga Amerika për Kosovën

Maqedonci takon Ndihmës-Sekretarin e Mbrojtjes për NATO dhe Evropë: Nga Kosova në Amerikë, nga Amerika për Kosovën

Lajme
Kryeprokurorja belge: Raporte 'tronditëse' u zbuluan në përgjimet e SKY ECC për grupet kriminale shqiptare

Kryeprokurorja belge: Raporte 'tronditëse' u zbuluan në përgjimet e SKY ECC për grupet kriminale shqiptare

Lajme
Kalo në kategori