LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë kundër të pandehurit i cili mashtroi të dëmtuarin duke i marrë shumën prej 132 mijë euro

Aktakuzë kundër të pandehurit i cili mashtroi të dëmtuarin duke i marrë shumën prej 132 mijë euro
Foto:i Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Prokurori i Shtetit, pas zhvillimit të hetimeve, mbledhjes dhe analizimit të provave, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit A.Z., i cili gjendet nën masën e paraburgimit nga data 19.12.2022, për shkak të veprës penale “Mashtrimi”.

Në njoftimin e Prokurorisë, thuhet se sipas aktakuzës i pandehuri, që nga data 2 prill 2021 e në vazhdimësi deri në vitin 2022, në lokalin “Auto Shereti” në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, me qëllim të përfitim pasuror në mënyrë të kundërligjshme e ka vu në lajthim të dëmtuarin, duke e nxitur që të veproj në dëm të pasurisë së tij përmes paraqitjes së fakteve të rreme.


“I pandehuri duke u prezantuar rrejshëm si ndërmjetësues për shitjen e një palujtshmërie prej 54 ari në fshatin Çagllavicë të Prishtinës, kinse ishte në pronësi të dy serbëve të cilët me qëllim të mashtrimit i kishte takuar me të dëmtuarin, pa ia prezantuar asnjë dokument pronësor apo autorizim për shitjen e palujtshmërisë në fjalë, dhe i cili për këtë të dëmtuarit në periudha të ndryshme kohore i kishte marrë të holla të gatshme që kishin arritur shumën totale prej 132,000.00 euro (një qind e tridhjetë e dy mijë euro), kinse se do t’ia barte pronën në fjalë në emër të dëmtuarit çka me këtë edhe i ka shkaktuar dëm pasuror në shkallë të madhe”, thuhet në njoftim.

Andaj, Prokurori i Shtetit, me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit t’i vazhdohet masa e paraburgimit dhe i njëjti të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori