Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim – ORCA, pak para fillimit të mbledhjes së Komisionit Parlamentar për Arsim ka organizuar aksion simbolik, siç theksojnë organizatorët për të demaskuar përpjekjet e dyshimta të deputetit Ardian Gola për ndërhyrje në Ligjin për Agjencinë e Kosovës për Akreditim.
Në kohën kur ndodhi aksioni, Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, ka miratuar Projektligjin për Agjencinë e Akreditimit.
Aktivisti i kësaj ORCA-s, Dibran Hoxha tha se të gjitha këto ndërhyrje janë bërë me qëllim që t’ia marr Agjencisë rolin kryesor që ka e që është përcaktimi i kritereve të akreditimit të cilat përcaktohen ekskluzivisht nga manualet e akreditimit që i nxjerrë Agjencia e Akreditimit.
“Tendencat e vazhdueshme të deputetit Ardian Gola mbeten të paqarta për ORCA-n, por të dyshimta gjithsesi…Deputeti Gola ka bërë ndërhyrje në draftin origjinal të projektligjit duke ndryshuar nenet që lidhen me akreditimin krahas nivelit të studimeve, gradës shkencore dhe publikimeve shkencore që duhet t’i kenë bartësit e programeve në proces të akreditimit.
Deputeti Gola ka ardhur me propozimin që standardet e akreditimit të përcaktohen përmes udhëzimeve administrative nga ministria. Të gjitha këto ndërhyrje janë bërë me qëllim që t’ia marr Agjencisë rolin kryesor që ka e që është përcaktimi i kritereve të akreditimit të cilat përcaktohen ekskluzivisht nga manualet e akreditimit që i nxjerrë Agjencia e Akreditimit, që burojnë nga standardet evropiane të përcaktuara nga ENQA dhe EQAR (standardet ESG).
Përcaktimi i tyre në ligj e bën të pamundshëm avancimin e tyre në të ardhmen, apo përcaktimi i tyre nga Ministria ia merr funksionin kryesor të Agjencisë çka është detyrim për Agjencinë kur të bëhet anëtare me të drejta të plota në ENQA dhe EQAR”, tha Hoxha.
Të njëjtit dyshojnë se kjo nuk do të mund të bëhej e mundur pa bashkëpunimin e ministres së Arsimit Arbërie Nagavci, siç tha Hoxha, e cila si sponzorizuese e ligjit ka të drejtë të mos lejojë deviacione të tilla që e deformojnë kualitetin e ligjit e si rrjedhojë cilësinë në arsimin e lartë.
ORCA ka kërkuar që drafti që vendoset për votim para deputetëve të jetë ai për të cilin ka pasur konsensus shoqëror, të ekspertëve dhe zyrtarëve evropianë që është krijuar në procesin e deritashëm të hartimit të draftit origjinal.
Ndërkaq, kryetari i Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, Ardian Gola, duke komentuar veprimin e organizatës, tha se ORCA ka huqje të mëdha metodologjike. Derisa tha se qasja e saj është kërcënuese dhe ka një diskurs kriminalizues sidomos për Universitetin e Prishtinës.
“Kali në fakt është qenie shumë fisnike dhe çfarëdo përpjekje për t’i përdorur shtazët për të bërë sulme politike, tregojnë më shumë për karakterin dhe formimimin e personalitetin e aktivisteve, sesa flasin për diçka tjetër. Pra, çdo kafshë është qenie fisnike, por sidomos kali.
ORCA ka huqje aq të mëdha metodologjike, aq e kanë kritiken të personalizuar dhe aspak sistematike saqë më vjen keq që është organizata e vetme që sot ka zë për arsimin në Kosovë. Fatkeqësisht qasja e saj është kërcënuese dhe ka një diskurs kriminalizues sidomos për Universitetin e Prishtinës, është shumë gabim”, tha Gola.
Gjatë ditës së sotme, komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, ka miratuar projektligjin për Agjencinë e Akreditimit.
Kryetari i këtij komisioni, Ardian Gola tha se ju është imponuar të tregojmë një lloj koherence dhe konsistence me statusin që i kanë dhënë kësaj Agjencie.
“Na është imponuar të tregojmë një lloj koherence dhe konsistence me statusin që i kemi dhënë kësaj Agjencie si rregullator e që është më shumë e bërë për shkak të nevojës me imonizu institucionalisht këtë Agjenci prej interferimeve çfarëdo qofshin ato.
Çështja e kritereve dhe standardeve, vazhdoj të besojë që qeveria do duhej të kishte përmes ligjit fjalën e fundit, për shkak se mendoj se Agjencia për Akreditimin e Kosovës ka një histori shumë të trisht me përvoja të shumta që dëshmojnë se ka pas vendimmarrje arbitrare…
Shkarkimi që është bërë i paligjshëm nga ish-kryeministri Haradinaj nuk ka pas të bëjë më interferimin politik në hartimin e standardeve, edhe ashtu qeveria ka pas të drejtën të hartojë standarde. Mendoj se është krijuar një kauzë publike që në masë të madhe ka shkarje me arsyet e vërteta të shkarkimit të atëhershëm nga ish-kryeministri Haradinaj, dhe kjo është përdorur më shumë si pretekst për të ndërtuar një kauzë që me tërheq Agjencinë jashtë ndikimit qeveritar që mendoj se është shumë normale. Me ligj do të ishte opsioni shumë më i mirë t’i fiksoj kriteret bazë kuantitative”, tha Gola.
Sipas tij, ka ngecje vlerësimi i përshtatshmërisë profesionale për fushën.
“Kjo që i është lënë me udhëzim administrativ ministrisë është përcaktimi i mënyrës se si duhej të vlerësohej përshtatshmëria bartëse të programit në fushën e programit për të cilën duhet të akreditohet.
Aktualisht edhe KShC nuk e ka një metodë krejtësisht të qartë si duhet të vlerësohet. Mendoj se padrejtë disa programe madje janë edhe penalizuar duke i diskualifikuar X profesionistët dhe X profesorë për shkak se nuk e paska përshtatshmërinë dhe kualifikimin e duhur për një program, ndërkohë nëse lexohet CV shihet qartë se në fakt i plotëson kushtet, por çështja është tek mungesa e një procedure, që në mënyrë të qartë i detajon mënyrat se si duhet të vlerësohet përshtatshmëria profesionale për fushën”, tha Gola mes tjerash. /KP/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Tri kërkesat e ndërkombëtarëve për veriun, analistët: Të zbatohen pa vonesa, në të kundërtën mund të ketë sanksione

Tensionet në veri, Lajçak tregon se çfarë biseduan me Vuçiqin

Këshilltari i Kurtit i reagon Escobarit: Një popull nuk i nënshtrohet një emisari

Përplasje e ashpër me fyerje ndërmjet Bahtirit dhe Matoshit

Sot përfundon afati i BE-së dhe ShBA-së për zgjidhjen e situatës në veri

Surroi: Ka paralajmërim rikthimi "gjeneralësh më të mirë" amerikanë në dialog

TradeCo LLC

Kolegji Universum

KiKxxl & evroTarget LLC

TapRrap

KEDS Energy

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID 160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?
Më të lexuarat

Këshilltari i Kurtit i reagon Escobarit: Një popull nuk i nënshtrohet një emisari

Krasniqi për takimin me Escobarin: Do të jetë ditë ogurzezë për Kosovën nëse SHBA përdor zyrtarisht fjalën “sanksion"

Përplasje e ashpër me fyerje ndërmjet Bahtirit dhe Matoshit

Benzema përmend Ronaldon në deklaratën e tij të parë si lojtar i Al Ittihad

Prezantuesja kroate dhe legjenda Hierro janë në pritje të fëmijës së parë të përbashkët

Real Madridi nxjerr në shitje Valverden