LAJMI I FUNDIT:

Aksioni “Orbit dhuron buzëqeshje” filloi!

Aksioni “Orbit dhuron buzëqeshje” filloi!

Orbit karvani ka filluar turneun nëpër shkolla, në të gjithë vendin, nëpërmjet të cilit në mënyrë interesante fëmijët do të mësojnë si të kujdesen për dhëmbët e tyre dhe do të rrisin vetëdijen për higjienën orale, si te fëmijët ashtu edhe te prindërit e tyre.

Më 25 shtator për herë të parë në Kosovë, filloi projekti “Orbit dhuron buzëqeshje.”Bëhet fjalë për projekt të karakterit global të organizuar nga kompania Mars Oversis Holdings, që synon të edukojë fëmijët e moshës shkollore në lidhje me nevojën për mirëmbajtjen e rregullt dhe të përditshme të higjienës orale, si dhe parandalimin e paraqitjes së kariesit në moshë të re. Kështu do të ndërtohen shprehi të shëndetshme te fëmijët dhe do të përmirësohet gjendja e përgjithshme e shëndetit oral në vend.

Orbit karvani do ti vizitojë shkollat në të gjithë vendin gjatë 25 ditëve të punës. Në çdo shkollë do të mbahet një prezantim edukativ nga një stomatolog, të ndihmuar me mjete moderne të mësimdhënies dhe një maskë të madhe përmes të cilit fëmijët në mënyrë interesante do të mësojnë se pse dhe si të kujdesen për dhëmbët e tyre.

Fokusi kryesor i karvanit janë fëmijëve nga klasa e tretë dhe e katërt, si moshë më e rrezikuar dhe kritike me probleme të kariesit.

Kjo shënon fazën e dytë të kësaj Orbit aventure të re, të cilës i parapriu një fazë e parë e suksesshme në periudhën nga maji deri në qershor të këtij viti, kur të gjithë qytetarët me blerjen e Orbit çamçakëzëve të preferuar kontribuan për një mbulim më të madh të projektit, ose vizita të karvanit në një numër të madh të shkollave dhe edukimin e më shumë fëmijëve.

Është mirë kur fëmijët buzëqeshin, ndërsa edhe më mirë është kur buzëqeshja ka dhëmbë të shëndetshëm!

Së bashku për një buzëqeshje të shëndoshë fëmijërore. /Telegrafi/